• e martë, 24 dhjetor 2024

MASH: Shpërndarja e librave do të përfundojë më 1 shtator, për klasën e gjashtë do të dorëzohen gjatë muajit

MASH: Shpërndarja e librave do të përfundojë më 1 shtator, për klasën e gjashtë do të dorëzohen gjatë muajit

Shkup, 29 gusht 2023 (MIA)- Të gjitha tekstet shkollore që janë miratuar deri më tani janë shtypur për përdorim nga Komisioni nacional i teksteve shkollore dhe është intensifikuar dorëzimi në shkolla. Sipas planit aksionar, dorëzimi në rajonin juglindor ka përfunduar dhe tekstet shkollore janë duke u shpërndarë në shkollat e kryeqytetit dhe në komunat veriore dhe perëndimore të vendit, informon Ministria e Arsimit dhe Shkencës.

MASH njofton se procesi i dorëzimit të të gjitha teksteve shkollore që janë miratuar, përfshirë dhe më të rejat për klasën e tretë që do të shpërndahen nesër, do të përfundojë plotësisht më 1 shtator.

"Ato që janë në proces, përkatësisht tekstet shkollore për klasën e gjashtë do të dorëzohen gjatë muajit shtator, pra menjëherë pasi të kenë kaluar të gjitha fazat e procesit të miratimit. Ndërkohë, do të jenë në dispozicion materiale ndihmëse për nxënësit dhe doracak për mësimdhënësit që do të publikohen në format elektronik në faqen e Byrosë së Zhvillimit të Arsimit, në pronësinë e të cilëve janë të njëjta", thuhet në kumtesë.

Operatorët përgjegjës për dorëzimin e teksteve shkollore janë maksimalisht efikase. Në koordinim me shërbimet e shkollës kanë punuar edhe gjatë fundjavës, ndërsa do të punojnë edhe këtë fundjavë që vjen. Interesi i nxënësve është fokusi i përbashkët i të gjithëve neve.

"I bëjmë apel publikut të ndjekë informacionin e publikuar nga MASH, në vend të informacioneve të publikuara nga palët e tjera ndër të cilat shpesh janë qendra të dëshmuara për përhapjen e spekulimeve", thekson MASH.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR