• e diel, 22 dhjetor 2024

MASH: Në adresën elektronike për raportimin e dhunës, kanë arritur dhjetëra porosi, shkollat duhet të jenë mjedis i sigurt për edukim

MASH: Në adresën elektronike për raportimin e dhunës, kanë arritur dhjetëra porosi, shkollat duhet të jenë mjedis i sigurt për edukim

Shkup, 7 maj 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se në adresën elektronike prijavinasilstvo@mon.gov.mk dhe paraqitdhune@mon.gov.mk në gjuhën shqipe gjatë dy ditëve të fundit kanë arritur dhjetëra porosi. Disa prej tyre i referohen dhunës së bashkëmoshatarëve, ndërsa ka edhe ish-profesorë, me sugjerime se si të parandalohet dhe të reduktohet dhuna mes fëmijëve dhe të rinjve të moshës shkollore. 

"Me hapjen e adresës elektronike, Ministria e Arsimit dhe Shkencës vendos mënyrë të shpejtë, të besueshme dhe të sigurt, përmes së cilës nxënësit, prindërit dhe qytetarët mund të raportojnë incidentet, si pjesë e sistemit për identifikimin dhe ndalimin e sjelljeve të padëshiruara. Çdo raportim do të hetohet dhe do të ndërmerren veprimet e duhura", njoftuan nga MASH-i.

Shkollat, nënvizohet në kumtesë, duhen të jenë mjedis i sigurt ku do të zhvillohet procesi arsimor. Prandaj, Ministria e Arsimit dhe Shkencës do t'i propozojë Qeverisë vlerësim urgjent të situatës dhe rreziqeve të sigurisë, me qëllim të zvogëlimit të të gjitha rreziqeve dhe kërcënimeve të mundshme për sigurinë e nxënësve dhe mësimdhënësve në mjedisin shkollor

Ministria tashmë është duke përgatitur protokolle dhe udhëzime për shërbimet profesionale të shkollave dhe mësimdhënësve, lidhur me përdorimin e rrjeteve sociale në mjedisin shkollor.

"Në konsultim me komunitetin e ekspertëve, do të përforcojmë më tej programet parandaluese për të luftuar bullizmin, duke promovuar dialogun dhe jo dhunën si element kyç në edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve dhe të rinjve. Për tʻia dalur në aktivitetet për mbrojtjen dhe zhvillimin e duhur të rinisë sonë, ftojmë prindërit që në mënyrë aktive të marrin pjesë, duke i edukuar fëmijët e tyre drejt tolerancës, jo dhunës si dhe respekt e mirëkuptim për ata që janë të ndryshëm nga vetja. Vetëm me përpjekjet e përbashkëta të të gjithë faktorëve në edukimin dhe arsimimin e fëmijëve mund të luftojmë për rini të shëndetshme dhe shkolla të sigurta", njoftuan nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. fc/

Fotografia: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR