• e diel, 22 dhjetor 2024

MASH: Materiali për provimin e maturës shtetërore është i përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor të nxënësve që janë maturantë këtë vit

MASH: Materiali për provimin e maturës shtetërore është i përshtatshëm për procesin edukativo-arsimor të nxënësve që janë maturantë këtë vit

Shkup, 17 mars 2023 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se materiali për dhënien e provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023 është i përshtatshëm për zhvillimet në shkolla në të gjithë periudhën e kaluar të arsimit të kësaj gjenerate të maturantëve.

Komisionet e provimit të cilët i përgatisin pyetjet, kanë parasysh se mësimi herë pasë here është organizuar onllajn për shkak të pandemisë me Kovid dhe për shkak të raportimeve kërcënuese, ndërsa ndërprerje e herëpashershme ka ndodhur për shkak të grevës së kuadrit mësimor. Pyetjet do jenë nga aspektet më të rëndësishme, të dhëna dhe informacione nga materiali të cilët nxënësit e kanë përvetësuar gjatë katër vitet të arsimit të mesëm.

Mundësi lehtësuese është dhënë edhe dy vite më parë, kur u vendos që në vend të tre lëndëve të jashtme dhe një të brendshme, maturantët të jepnin dy lëndë të jashtme dhe dy të brendshme, koncept sipas të cilit do t’i nënshtrohen edhe maturantët e këtij viti.

Datat e provimeve janë të përcaktuara në Kalendarin për organizimin e punës së shkollave të mesme publike në vitin shkollor 2022-2023 dhe nxënësit kanë kohë të mjaftueshme për të rikujtuar atë që ka kaluar dhe mësuar.

Ministria e Arsimit dhe Shkencës vlerëson opinionin e nxënësve të shkollave të mesme dhe për këtë arsye ata janë pjesë e krijimit të politikave arsimore. Në atë drejtim, sot me kërkesë të Organizatës për dialog dhe afirmim të nxënësve të shkollave të mesme dhe studentëve ODAS, u mbajt takimi, në fokus të së cilës ishin aktivitetet përgatitore për organizimin e procesit së dhënies së provimit të maturës shtetërore në vitin shkollor 2022-2023.

Gjithashtu në periudhën në vijim, MASH do të organizojë takime me Unionin e nxënësve të shkollave të mesme si dhe me institucione të tjera të përfshira në këtë proces.

Te dyja palët u pajtuan se matura shtetërore është një proces i rëndësishëm, sepse nënkupton rrumbullakimin e arsimit të mesëm dhe është kusht themelor për t'u regjistruar në një institucion të arsimit të lartë

Provimi do të mbahet pa u dëmtuar asnjë nxënës në asnjë bazë. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR