• e hënë, 23 dhjetor 2024

MASH: Është avancuar koncepti i arsimit fillor, konform sugjerimeve të mësimdhënësve dhe opinionit profesional

MASH: Është avancuar koncepti i arsimit fillor, konform sugjerimeve të mësimdhënësve dhe opinionit profesional

Shkup, 14 nëntor 2024 (MIA) - Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se janë bërë ndryshimet në Konceptin për arsimin fillor, nevojën e të cilit e kanë vënë në dukje ekspertët dhe opinioni i gjerë në periudhën e kaluar, ndërsa veçanërisht mësimdhënësit e shkollave fillore.

"Konform sugjerimeve të dorëzuara gjatë periudhës në të cilën Koncepti u hodh për diskutim publik, Byroja për Zhvillimin e Arsimit ndërhyri dhe përgatiti përmbajtjen e re të avancuar. Ndryshimet lejojnë kthimin e disiplinave shkencore të historisë, gjeografisë, biologjisë, fizikës dhe kimisë si lëndë të veçanta në periudhën e tretë dukativo- arsimore të arsimit fillor (klasa e shtatë, e tetë dhe e nëntë), duke pasur parasysh se më parë Koncepti para-shikonte integrimin e tyre me udhëzime të përcaktuara në mënyrë të paqartë për realiz-imin e orëve por edhe shkurtim të shumë përmbajtjeve të cilat janë me rëndësi të jashtëzakonshme për nxënësit e moshës përkatëse", kumtoi MASH.

Prej aty thonë se si rezultat i ndryshimeve në Konceptin, në periudhën në vazhdim do të përgatitet edhe plan i ri Mësimor për arsimin fillor, por edhe programe të reja mësimore për lëndët përkatëse në klasën e shtatë, tetë dhe të nëntë, të cilat do futen në etapa duke filluar nga viti shkollor 2025/2026, si dhe në dy vitet shkollore në vazhdim.

"Ministria e Arsimit dhe Shkencës shpreh mirënjohjen për të gjithë pjesmarësit e interesuar shoqërorë të cilët kontribuan me sugjerimet e tyre në avancimin e përmbajtjes së Konceptit për arsimin fillor, si dhe për Byronë për Zhvillimin e Arsimit, e cila është bartëse e të gjithë procesit. Gjitashtu vazhdon puna transparente, me përfshirjen dhe pjesëmarrjen aktive të të gjithë pjesmarësve të interesuar në krijimin e ndryshimeve arsimore", njofto MASH në kumtesë. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR