• e hënë, 23 dhjetor 2024

Masa jashtëzakonisht të larta të sigurisë në hapjen e LO në Paris

Masa jashtëzakonisht të larta të sigurisë në hapjen e LO në Paris

Paris, 26 korrik 2024 (MIA) - Franca sot ka për qëllim të impresionojë botën me një ceremoni ekstravagante të hapjes së Olimpiadës në Paris, ku rreth 45.000 policë, 10.000 ushtarë dhe 2.000 kompani private sigurie do të kujdesen për sigurinë e parakalimit përgjatë lumit Sena, brigjeve të tij dhe monumenteve përreth.

LO mbahet në kohën e rrezikeve të mëdha të sigurisë, gjegjësisht në kohën e tensioneve në rritje gjeopolitike.

Planifikohet pothuaj 7.000 sportistë të lundrojnë në lumin Sena rreth monumenteve më të famshme të Parisit, ndërsa më shumë se 300.000 shikues do t'i ndjekin ata nga bregu.

Nga Olimpiada e fundit në Pekin në vitin 2022, kanë shpërthyer luftëra në Ukrainë dhe Gazë, që tani është një prapavi e tensionuar e Lojërave. Franca është në nivelin më të lartë të sigurisë, megjithëse personat zyrtarët kanë përsëritur se nuk ka ndonjë kërcënim të veçantë për ceremoninë e hapjes apo vet lojërave.

Si pjesë e një operacioni të madh sigurie, autoritetet vendosën 155 persona nën masa të mbikqyrjes, që kufizojnë ashpër lëvizjet e tyre sipas ligjit për antiterrorizëm.

Garuesit izraelitë do të shoqërohen me njësi elitare taktike, ndërsa ata garues do të kenë mbrojtje 24 orëshe gjatë Lojërave Olimpike, potencojnë autoritetet.

Dhjetëra liderë botërorë do të jenë në Paris për ceremoninë e hapjes, e cila do të mbrohet me snajperistë nëpër çati. Shtrati i lumit Sena është pastruar nga bombat, ndërsa hapësira ajrore e Parisit do të mbyllet.

Aeroplanet për mbikqyrje me radarë dhe dronë Reaper do t'i monitorojnë vendet e ndjeshme nga lartë, ndërsa aeroplanët luftarakë Mirazh 2000 do të jenë në gatishmëri për të ndaluar aeroplanët që mund të hyjnë në hapësirën e kufizuar ajrore. rq/bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR