• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marsh protestues nga Sindikata e Pavarur e Administratës gjyqësore dhe Sindikata e Policisë dhe Administratës së Burgjeve

Marsh protestues nga Sindikata e Pavarur e Administratës gjyqësore dhe Sindikata e Policisë dhe Administratës së Burgjeve

Shkup, 28 shtator 2023 (MIA) - Sindikata e pavarur e Administratës gjyqësore dhe Sindikata e policisë dhe administratës së burgjeve sot mbajti një marsh protestues në Shkup, e cila filloi nga pllaja e Gjykatës Themelore Penale e deri te Ministria e Financave, ku u kërkua rritja e pagave për 78 për qind dhe kthimi i shtesave të pagave prej 35 për qind, që, siç thonë ata, Ministria e Financave i refuzon pavarësisht vendimit të Këshillit gjyqësor për pagesën e shtesave. 

Kryetarja e sindikatës së pavarur të shërbimit gjyqësor, Jasmina Veliçkova, tha se Ministria e Financave i përdori paratë e parapara për pagesën e shtesave, edhe pse sipas Ligjit për buxhet gjyqësor është paraparë se për shkak të funksionimit të autoritetit gjyqësor, përcaktohet një masë prej të paktën 0,8 për qind të BPV-së.

"Këto 0,8 për qind tashmë një vit e gjysmë nuk janë derdhur në drejtësi, ndërsa qeveria i përvetësoi, respektivisht ia ridedikoi Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve apo disa ministrive të tjera, që do të thotë se është i dëmtuar tërë gjyqësori. Vetëm nga Gjykata Civile këtë vit në buxhet janë derdhur tre milionë e 740 mijë euro, këto janë financa të mëdha që derdhen në buxhetin e vendit nga drejtësia. Presim që ministri i Financave të dalë, të dëgjojë kërkesat tona dhe ta zgjidh problemin tonë", tha Veliçkova sot në marshin protestues para Ministrisë së Financave.

Nëse Qeveria i përmbahet Ligjit për buxhetin e gjykatave, thotë nënkryetarja e Shoqatës për Administratë sjyqësore, Renata Gjeorgjievska, kërkesat e tyre do të përmbushen, gjegjësisht rritje të pagave për 78 për qind të pagës minimale dhe 35 për qind të shtesave të pagës.

"Ne nuk kërkojmë asgjë nga ata, vetëm e kërkojmë atë që na takon nga buxheti, gjegjësisht 0,8 për qind nga BPV-ja e parashikuar ligjërisht për gjyqësorin. Me këtë, ne vetë do t'i realizojmë kërkesat tona, 78 për qind rritje të pagës nga paga minimale dhe 35 për qind shtesa, vazhdimisht çdo muaj", tha Gjeorgjievska në marshin e sotëm protestues.

Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për rritjen e pagave të zyrtarëve, punonjësit e administratës gjyqësore dolën të revoltuar, pasi, siç thonë, Ministria e Financave refuzon të paguajë shtesat e pagave. Kryetari i Organizatës Sindikale Jurisprudencë në Gjykatën Themelore Penale Shkup, Dragan Josevski, tha se pas rritjes së fundit të pagave, diferenca ka qenë një me gjashtë.

"Rrogat u rritën vetëm nga njëra anë, ajo është pjesa zyrtare, në rastin tonë janë gjyqtarët, diferenca është një me gjashtë. Asnjë person, sado kompetent dhe i ditur, nuk vlen për gjashtë veta", theksoi Josevski.

Në protestë sot dolën anëtarët e Sindikatës së Punëtorëve nga Administrata, Organet e Gjyqësisë dhe Shoqatat e Qytetarëve nga administrata gjyqësore mbarë vendit, me kërkesë të njejtë, për rritjen e pagave për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagave. qa/bsh/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR