• e premte, 22 nëntor 2024

Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive

Marsh protestues i Sindikatës së Pavarur për Arsim, kërkojnë respektimin e marrëveshjeve kolektive

 Manastir, 2 shtator 2024 (MIA) - Kërkojmë atë që na takon sipas Marrëveshjes Kolektive dhe për këtë po dërgojmë mesazh të qartë dhe të zëshëm se është e nevojshme dhe nuk guxon të vonohet respektimi i marrëveshjeve kolektive në arsimin fillore dhe të mesëm, gjegjësisht të Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive, deklaroi  sonte nga Manastiri, kryetari i Sindikatës së Pavarur për Arsim dhe Shkencë, Tomisllav Gievski.

Në marshin e sontëm protestues në "Shirok Sokak", i cili përfundoi në sheshin Magnolia, Gievski theksoi se është e nevojshme të harmonizohet sa më parë paga në përputhje me rritjen e pagës minimale, sepse nuk mundet vetëm SPASH në vitin 2024 të mos marrë nivelim të pagës. 

"Nuk heqim dorë nga afati i paraparë për pagesën e pagave, i cili duhet të jetë data 10 e muajit, sepse ashtu është shkruar në marrëveshjet kolektive. Nuk heqim dorë nga të drejtat që përmbajnë marrëveshjet kolektive dhe është e nevojshme që ato të respektohen plotësisht", theksoi Gievski. 

 

Kërkoi edhe shndërrimin e marrëdhënies së punës nga afat të caktuar në të pacaktuar për anëtarët e Sindikatës.

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR