• e shtunë, 24 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Marsh protestues i familjeve të të pëusarve nga zjarri në Koçan, hetimi vazhdon

Marsh protestues i familjeve të të pëusarve nga zjarri në Koçan, hetimi vazhdon

Shkup, 19 prill (MIA) - Në Koçan për sot në orën 12:05 është paralajmëruar marsh i ri protestues i familjeve të të përsuarve në zjarrin në diskotekën "Puls". Ky është marshi i tretë protestues që e mbajnë fmailjet e të pësuarve pas atij të fundit, të mbajtur më 12 prill.

Marhsi protestues do të fillojë nga Parku i qytetit në Koçan dhe do të vazhdojë drejt Komunës dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Familjet e të pësuarve në protestën e fundit shprehën pakënaqësi nga reagimi i vonuar i institucioneve kompetente, si një prej shkaqeve për tragjedinë e madhe.

N[ë zjarrin në disksotekën "Puls" më 16 mars jetën e humbën 62 persona prej të cilëve tre gjatë mjekimit jashtë vendit, ndërsa 193 u lënduan. Disa nga viktimat dhe të lënduarit ishin edhe anëtarët e bendit "DNK" i cili performonte atë natë.

Për tragjedinë po zhvillohet hetim i gjerë në të cilin janë përfshirë 13 prokurorë dhe sipas kompetentëve, janë kryer shumë bastisje, janë marrë në pyetje dëshmitarë dhe janë grumbulluar mbi një mijë dëshmi materiale.

Me hetimin janë përfshirë mbi 60 persona fizik dhe tre juridik mes të cilëve ish-ministra të ekonomisë, kryetarë aktual dhe të mëparhsëm të Koçanit, ish-drejtorë të Inpektosratit të punës, nëpunës policorë, drejtorë aktial dhe të mëpaeshëm të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim...

Fillimisht në hetim u përfshinë 34 persona fizik dhe tre juridik mes të cilëve edhe ish-ministri i Ekonomisl, Kreshnik Bekteshi, kryetari i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, i cili dha dorëheqje pas fatkeqësisë, dy ish-kryetarë komune, Ratko Dimitrievsski dhe Nikollçpo Ilijev, si dhe ish-drejtorët e Inspektoratit shtetëror Goran Trajkovski dhe Aneta Simeska.

Hetimi u zgjerua me 19 persona të tjerë, mes të cilëve tre ish-ministra të Ekonomisë, drejtori aktual dhe dy të mëparshëm të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, tre inspektorë të autorizuar ndërtimorë në Komunën e Koçanit, tre zyrtarë në Ministrinë e EKonomisë dhe katër inspektorë të tregut në Inspektoratin shtetëror të tregut (ISHT).

Me hetimin janë përfshirë edhe nëpunës policorë, ndërsa prkurori shtetëror, Ljupço Kocevski nuk e përjashton mundësinë të arresstohen edhe persona të tjerë deri në përfundimin e hetimit.

Prokurori shtetëror publik, Ljubomir Kocevski në një intervistë televizive deklaroi se ish-ministrat e ekonomisë kanë dhënë licenca për punë të objektit pa dokumentacion të plotë.

Me hetimin nuk është përfshirë ministri aktual i Ekonomisë, sipas deklaratave të Kocevskit, nuk ka pasur asnjë dëshmi se pronari i klubit ka inicuar procedurë për dhënie të licencës.

Në paraburgim mbetet ish-ministri i EKonomisë, Kreshnik Bekteshi, ndërsa paraardhësit e tij Vlaon Saraçini dhe Bekim Neziri mbeten në arrest shtëpiak. Për ambasadorin Driton Kuçi, i cili kryesoi me këtë Ministri, janë shqiptuar masa kujdesi.

Në arrest shtëpiak janë ish-kryetarët e komunës Ljupço Papazov, Ratko Dimitrievsksi dhe Nikollço Ilijev.

Dje, Prokuroria kumtoi se kërkohet masa arrest shtëpiak për ish-drejtorët e Inspektoratit të tregut të zëvendësohet me masa kujdei në bazë të vlerësimit lidhur me këtë institucion.

Masa kujdesi për herë të parë janë shqiptuar edhe për një person i cili ishte në mjekim, ndërsa për të cilin, disa nga mediumet transmetuan se është djali i pronarit të diskotekës.

Hetimi i deritnaishëm tregoi se kanë ekzistuar gabime sistematike dhe lëshsime gjaët viteve të kaluara, ndërsa një sërë lëshimesh në Ligjin për veprimtari hotelierike konstatoi edhe Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit. Regjistrimi në Regjistrin për kryerje të veprimtarisë hotelierike pa kontroll paraprak nga organi kompetent për përmbushjen e kushteve minimale teknike, është vetëm një prej dobësive që i vlerëson KSHPK.

Në Ministrinë e EKonomisë, sipas deklaratave të minisstrit Besar Durmishi, tashmë po punohet për ndryshime të Ligjit për veprimtari hotelierike me ç'rast po shqyrtohen dy opsione - kontrollet 'i kryejë Inspektorati i tregut apo Komiioni i cili do të formohet nga institucionet kompetente.

Me ndryshimet e bëra në vitin 2008, u lejua që pronarët e objekteve hotelierike nën përgjegjësi morale të kontatojnë se i përmbushin kushtet minimale teknike për punë dhe ato të dhlna t'ia parashtrojnë Inpektoratit të tregut.

Më 16 prill është bërë një muaj nga tragjedia në Koçan. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR