• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marsh përkujtimor për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë

Marsh përkujtimor për viktimat nga gjenocidi në Srebrenicë

Shkup, 11 korrik 2024 (MIA) - Këshilli kombëtar i boshnjakëve (KKB) sot në Shkup do të organizojë marshin tradicional komemorativ "Marshi për Srebrenicën" në nderi të përkujtimit të viktimave nga gjenocidi në Srebrenicë në vitin 1995.

Marshi do të fillojë në orën 18 nga parku i Çairit, do të vazhdojë në bulevardin "Xhon Kenedi", {arshinë e Vjetër, sheshi "Filipi i Dytë" dhe do të përfundojë në sheshin "Maqedonia" në orën 19.

"Prej orës 19 deri në orën 19:30 do të ketë program përkujtimor me rastin e përkujtimit të viktimave të gjenocidit në Srebrenicë", informoi KKB-ja.

Gjithashtu, Komuna e Çairit dhe Shoqata e boshnjakëve sot në orën 10:30 do të bëjnë homazhe për viktimat, në ngjarje tek përmendorja kushtuar viktimave nga gjenocidi në Srebrenicës e cila ndodhet në parkun e Çairit. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR