• e diel, 22 dhjetor 2024

Marsh për të drejtat e grave: Gratë dhe vajzat po përballen me pakujdesi kolektive

Marsh për të drejtat e grave: Gratë dhe vajzat po përballen me pakujdesi kolektive

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - "Nuk duam tigan, duam të drejta", "Sot marsh, nesër grevë", "Shteti që nuk vepron është shtet që vret" janë disa nga mesazhet që u dërguan në Marshin e sotëm për të drejtat e grave që u mbajt në prag të Ditës Ndërkombëtare të Gruas - 8 Marsit.

Në marshin,  i cili filloi nga sheshi “Filipi i Dytë” në Shkup, u kërkua mbrojtje, siguri, drejtësi sociale dhe shëndetësore, si dhe siguri ekonomike.

 

"Në vitin 2023, gratë dhe vajzat janë ende të diskriminuara në çdo pikëpamje dhe nuk realizojnë të drejta apo mundësi të barabarta, as në shtëpi, as në punë, as në politikë, as në jetën sociale. Në vitin 2023, gratë përballen me politika që nuk i njohin nevojat e tyre, me institucione që nuk i mbrojnë,  mekanizma që janë të verbër ndaj nevojave për përparimin e  barazisë gjinore dhe  një kulturë dhune dhe mizogjinie që vazhdimisht po zgjerohet", theksuan nga Platforma për Barazi Gjinore. 

 

Nga atje, theksuan se gratë dhe vajzat në Maqedoninë e Veriut përballen me pakujdesi kolektive.

 

 

Marshi përfundiu në Parkun "Zhena Borec". ar/

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR