Marsh për 8 mars - "Le të hanë trëndafila!"
- – Me rastin e Ditës së Gruas 8 Marsi, Platforma për Barazi Gjinore sot në Shkup organizon Marsh për të drejtat e grave, i cili këtë vit do të mbahet nën sloganin “Le të hanë trëndafila!”.
- Post By Fitore Curri
- 09:59, 8 mars, 2025

Shkup, 8 mars 2025 (MIA) – Me rastin e Ditës së Gruas 8 Marsi, Platforma për Barazi Gjinore sot në Shkup organizon Marsh për të drejtat e grave, i cili këtë vit do të mbahet nën sloganin “Le të hanë trëndafila!”.
Organizatori bën thirrje për marsh të grave dhe në bojkot solidar të grave që të shënohet Dita Ndërkombëtare për Luftë për Barazi Ekonomike, Politike dhe Shoqërore të Grave.
“8 Marsi nuk është ditë për gjeste simbolike dhe fraza të konsumuara. Këtë 8 Mars nuk duam trëndafila. Çka na duhen trëndafilat kur nuk kemi për bukë? Ne jetojmë në një sistem çnjerëzor dhe të paqëndrueshëm të bazuar në bullizmin sistemik që pushton jetën tonë dhe kufizon vendimet dhe mundësitë tona. Ndërsa në kriza, barra bie në mënyrë disproporcionale mbi gratë. Prandaj, ne themi, nuk duam trëndafila, por bëjmë thirrje për luftë feministe për liri, solidaritet dhe autonomi”, thonë nga Platforma për Barazi Gjinore.
Ju bëjnë thirrje grave që sot t’i bojkotojnë edhe marketet e mëdha, zinxhirë dhe qendrat tregtare sepse, “përmes inflacionit artificial të vendosur na sjellin në prag të ekzistimit”, si dhe në bojkot të punëve të shtëpisë.
“Për të nxjerrë në pah vlerën e gjithçkaje që bëjmë çdo ditë në shtëpi, këtë 8 Mars po u bëjmë thirrje grave të bojkotojnë punët e shtëpisë. Së bashku do t'i bëjmë ballë tiranisë së këtij sistemi dhe do t'i ndalim ingranazhet e tij, të paktën për një ditë”, thonë organizatorët.
Marshi do të fillojë në orën 13 para Sallës Universale dhe do të përfundojë në parkun “Gruaja luftëtare” me fjalime përfundimtare për publikun dhe institucionet. fc/