• e diel, 22 dhjetor 2024

Marsh në qendër të Shkupit me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës

Marsh në qendër të Shkupit me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës

Shkup, 24 gusht 2023 (MIA) - Me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës në organizim të ambasadës së Ukrainës dhe Shoqatës së ukrainasve "Lesja Ukrainka" sot në qendër të Shkupit u mbajt marsh i cili filloi në parkun “Gruaja luftëtare” dhe përfundoi para “shëtitores së Ukrainës” ku u intonua himni kombëtar i Ukrainës.

Në këtë ngjarje folën ambasadorja e Ukrainës Larisa Dir, kryetari i Komunës Qendër Goran Gerasimovski dhe kryetari i Shoqatës së ukrainasve "Lesja Ukrainka" Oleksandër Urbanoviç.

Me rastin e Ditës së pavarësisë së Ukrainës është vendosur edhe ekspozitë me vizatime të fëmijëve ukrainas me titull “Fëmijët e luftës”.

Siç u bë e ditur më parë nga ambasada e Ukrainës, kjo ditë festohet për të dytin vit radhazi në kushte të luftës në përmasa të gjera mes Rusisë dhe Ukrainës. Trupat ruse kanë filluar invazion ndaj Ukrainës nga toka, ajri dhe deti më 24 shkurt të vitit të kaluar dhe ende po zgjat. Ky sulm është karakterizuar si agresioni më i madh i një shteti kundër një shteti tjetër në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore.

Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR