• e diel, 22 dhjetor 2024

Marsh me rastin e Tetë Marsit në Prilep: Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave por edhe çështje shoqërore

Marsh me rastin e Tetë Marsit në Prilep: Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave por edhe çështje shoqërore

Prilep, 5 mars 2023 (MIA) - Pjesëmarrja jonë në pushtetin ekzekutiv dhe ligjdhënës kontribuoi të sjellim ligje të shumta me të cilat në mënyrë thelbësore e afirmojmë dhe e zhvillojmë pozitën e gruas në shoqëri, por ka akoma punë pasi edhe më tej gratë janë viktimat më të mëdha të gjuhës së urrejtjes, ndërsa solidariteti i grave akoma nuk është në nivelin e dëshiruar, tha kryetarja e Forumit të grave të LSDM-së, Jovana Trençevska në fjalimin në Marshin me rastin e 8 Marsit, që u mbajt sot në Prilep.

Trençevska kujtoi se kaluan afro çerek shekulli të veprimit të organizuar të grave në LSDM në Forumin e grave. Dhe nuk është rastësore që marshi i sivjetmë i 8 Marsit është në Prilep, qytet i heroinave të LNÇ dhe qyteti ku është botuar edhe gazeta e parë e grave "Makedonka". Publikimi i parë i botuar i redaktuar nga gratë dhe kushtuar problemeve të grave në Maqedoni.

"Parlamenti dhe këshillat komunal sot duken krejtësisht ndryshe se para dy dekadash. Atje në mënyrë të barabartë jemi të përfaqësuar dhe vendosim në mënyrë të barabartë edhe ne gratë për çështje të rëndësishme jetësore dhe shtetërore. Për dallim prej të tjerëve, gratë e LSDM-së në mënyrë të barabartë participojnë edhe në pushtetin ekzekutiv. Janë të shumta arritjet, por duhet të jemi të sinqerta dhe ta pranojmë se në disa fusha nuk i kemi arritur qëllimet", potencoi Trençevska

Sipas saj, është evidente pjesëmarrja e dobët e grave kandidate për kryetare komunash, gjegjësisht e kemi vetëm një grua kryetare komune nga radhët tona.

 Kryetari i LSDM-së dhe kryeministër i vendit, Dimitar Kovaçevski potencoi se "Të barabarta dhe të fuqishme", nuk është vetëm slogan, por edhe perspektivë, e nevojshme për shtetin. Barazia gjinore nuk është çështje vetëm e grave por edhe çështje shoqërore.

Kovaçevski me këtë rast njoftoi se me partnerët e koalicionit është duke bërë korrigjime të reja që do ta promovojnë barazinë gjinore - ndryshime dhe plotësime në Kodin Zgjedhor në drejtim të arritjes së barazisë së plotë gjinore në listat e deputetëve dhe këshilltarëve.

Foto:LSDM

 

QËNDRONI TË LIDHUR