Marsh me heshtje në Koçan: Nuk kërkojmë revolucion për ndryshim të pushtetit, kërkojmë revolucion për ndryshim të vetëdijes kolektive
- Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë e zjarrit në diskotekën "Puls" që ndodhi javën e kaluar.
- Post By Arta Bunjaku
- 16:25, 23 mars, 2025

Koçan, 23 mars 2025 (MIA) - Qytetarët e Koçanit sot organizuan Marsh 60-minutësh me heshtje, si respekt simbolik për të gjithë 60 personat të cilët e humbën jetën si pasojë e zjarrit në diskotekën "Puls" që ndodhi javën e kaluar.
Pa transparente dhe nëq etësi, kolona e qytetarëve kaloi nëpër rrugët e qendrës së qytetit dhe arriti para ndërtesës së Komunës së Koçanit.
Me moton "Heshtja flet më zëshëm", duke qëndruar të qetë, pjesëmarrësit e marshit dërguan porosi simbolike se kërkojnë përegjegjësi për tragjedinë e cila shkatërroi disa gjenerata të të rinjve.
Në fund të respektit prej 15 minutave për viktimat, u dërgua mirënjohje të gjitha shteteve mike të cilat pranuan për mjekim të lënduarit nga zjarri. Në porosinë drejt institucioneve u cek se protestat dhe tubimet qytetare nuk janë për ndryshim të pushtetit, por thirrje për ndryshim të vetëdijes kundër mënyrës në të cilën funksionon i tërë sistemi në vend.
"Ne në Koçan çdoherë kemi qenë njerëz të matur dhe racional, ndërsa problem është ky sistem i kalbur që nuk funksionon. Nëse e ngre kokën për drejtësi do të nxjerrin nga puna, do të të mbyllin. Sistemi nuk funksionon tashmë 30 vite, por ne nuk kemi për qëllim të rrëzojmë pushtet. ky shtet ka njerëz të jashtëzakonshëm, por gjysma janë jashtë vendit, ndërsa të tjerët, intelektualët tanë më të mirë i vendosëm në gropat në vend. Tani do të kemi edhe punë edhe ndërmarrje, por nuk kemi fëmijë. Nuk kërkojmë revolucion për ndryshim të pushtetit, por kërkojmë revolucion për ndryshim të vetëdijes sonë. Të vetëdijësohemi dhe t'i ndalim ndarjet partiake, të fillojmë nha ky moment të krijojmë shoqëri normale. Në të gjitha partitë ka njerëz të jashtëzakonshëm, por ata janë në eshalonin e dhjetë, njëmbëdhjetë. Çka duhet të ndodhë më keq se kjo, kur tashmë nuk kemi asgjë, Nëse vdes ky qytet, së paku le të shpëtojnë qytetet e tjera", tha Vllatko Zdravko, pjesëmarrës në marsh.
Pjesëmarrësit në marsh u shpërndanë të qetë dhe paralajmëruan se do të vazhdojnë me tubimet dhe kërkesat për zgjidhje institucionale të tragjedisë në Koçan. ab/
Fotо: МIА