• e premte, 05 dhjetor 2025

Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Hasanbeg dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë

Marrëveshjet e lidhura me 8 komuna për ndërtimin dhe përshtatjen e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve– në Hasanbeg dhe në Çellopek po hapen kopshtet e para për fëmijë

Shkup, 7 gusht 2025 (MIA) - Ministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Fatmir Limani sot nënshkroi marrëveshje për ndërtimin dhe adaptimin e objekteve për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve me tetë komuna.

Lidhja e marrëveshjeve e dëshmon angazhimin e Ministrisë së resorit, e cila vazhdon me mbështetje të fuqishme ndaj komunave mbi zhvillimin e kapaciteteve për mbrojtjen sociale dhe të fëmijëve, dhe me qëllim përmirësimin e qasjes dhe të cilësisë së shërbimeve kundrejt qytetarëve.

Për herë të parë, kopshtet për fëmijë po hapen në fshatin Singeliq, në Komunën e Gazi Babës, me kapacitet prej 60 fëmijësh, dhe në fshatin Çellopek-Komuna e Bërvenicës, për 50 fëmijë. Kopshtet për fëmijë po hapen edhe në komunat: Zelenikovë (86 fëmijë), Aerodrom (265 fëmijë), Vallandovë - fshati Piravë (52 fëmijë) dhe Karposh - Vllae (144 fëmijë).

Të gjitha objektet do të realizohen prej 8 deri 18 muaj, në përputhje me dinamikën e përcaktuar në marrëveshjet dhe në projektet teknike.

Në kuadër të politikave për avancimin e kujdesit social, janë nënshkruar marrëveshje për dy projekte të reja: Kavadarci - shtëpi për të moshuarit, me kapacitet për 65 përfitues, dhe Shtip - përshtatja e objektit ekzistues në Qendrën e Rehabilitimit për Fëmijë/Persona me Aftësi të Kufizuara, me kapacitet për 24 përfitues.

Vlera totale e objekteve është afërsisht 9 milionë euro.

"Me këtë investim të rëndësishëm, Ministria dhe vetëqeverisjet lokale e theksojnë përkushtimin e tyre drejt krijimit të kushteve më të mira për rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve, si dhe kujdesin për kategoritë e cenuara të qytetarëve, përmes objekteve të përshtatshme dhe të shërbimeve bashkëkohore në fushën e mbrojtjes sociale dhe të fëmijëve", ceket në kumtesë. ab/

Foto: Ministria e Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR