• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marrëveshja për renovimin e konvikteve studentore "Steve Naumov" dhe "Kuzman Josifovski-Pitu"

Marrëveshja për renovimin e konvikteve studentore

Shkup, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Në Qeveri sot u nënshkrua marrëveshja për aktivitete ndërtimore për rikonstruimin e dy konvikteve shtetërore studentore në Shkup, në kuadër të Projektit për rehabilitim e tyre efikas energjetik. Marrëveshja është nënshkruar me operatorin ekonomik i cili ka paraqitur ofertën më të favorshme - Strabag AG.

Projekti do të përfshijë të nëntë konviktet shtetërore të studentëve në Shkup, Prilep, Manastir, Shtip dhe Ohër, ndërsa marrëveshja që u nënshkrua sot i referohet të parës nga tri fazat, të ashtuquajtura për rikonstruimin e “Steve Naumov” dhe “Kuzman Josifovski Pitu” në Shkup.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski theksoi se dy konviktet e para nga gjithsej nëntë do të rikonstruohen për 18 muaj.

"Ky investim i madh kapital realizohet me mjete nga Banka gjermane për zhvillim prej 20 milionë euro dhe me grant prej 5 milionë euro përmes Programit për efikasitet energjetik rajonal për Ballkanin Perëndimor të Bashkimit Evropian", tha Kovaçevski.

Në ngjarje u drejtuan edhe Jeton Shaqiri, ministri i Arsimit dhe Shkencls, Shtefen Hudolin, u.d. ambasador i BE-së dhe Oto Graf, zëvendës ambasador i Republikës Federale të Gjermanisë. ls/

Foto: Printskrin

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR