• e hënë, 28 tetor 2024

Marrëveshja për korridoret para deputetëve në seancë të mbyllur, opozita duhet të propozojë datën dhe komisionin kompetent

Marrëveshja për korridoret para deputetëve në seancë të mbyllur, opozita duhet të propozojë datën dhe komisionin kompetent

Shkup, 2 maj 2023 (MIA) - Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, sot ka mbajtur një koordinim të rregullt me ​​koordinatorët e grupeve parlamentare dhe përfaqësuesit e partive politike të përfaqësuara në Kuvend, në rendin e ditës të së cilës, siç informojnë nga shërbimi për shtyp parlamentar, ishte edhe prezantimi i Marrëveshjes për ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10d para deputetëve në Kuvend.

"Qëndrimi i të pranishmëve në koordinim është se, duke qenë se nisma është e opozitës, ndërsa opozita nuk merr pjesë në koordinim; opozita t'i propozojë kryetarit organ kompetent për shqyrtimin e Marrëveshjes dhe të përcaktojë datën kur do të shqyrtohet Marrëveshja. Menjëherë pas hapjes së seancës së komisionit, deputetët do të deklarojnë mbylljen e seancës për publikun, thuhet në njoftimin nga koordinimi në Kuvend.

Duke pasur parasysh se marrëveshja është e klasifikuar, pra vetëm deputetët që posedojnë certifikatë sigurie kanë njohuri për përmbajtjen e saj, sipas kumtesës, Marrëveshja do të shqyrtohet në një seancë të Komisionit, e cila do të jetë e mbyllur për publikun dhe do të marrin pjesë vetëm deputetë të cilët kanë certifikata sigurie. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR