• e martë, 24 dhjetor 2024

Markovski: Të bëhet një model i saktë matematikor i urës "Bellasica" që do të tregojë se si do të sillet në të ardhmen

Markovski: Të bëhet një model i saktë matematikor i urës

Shkup, 6 korrik 2023 (MIA) - Të ekzaminohet prania e mikroçarjeve në konstruksionin e betonit, të shihet deri ku ato shtrihen dhe deri në çfarë thellësie, si dhe të përcaktohet temperatura që ka arritur te kabllot e tendisjes paraprake, bazuar në ato të dhëna të shihet nëse kanë nevojë për kontroll të forcave të tyre apo diçka tjetër. Të bëhet një model i saktë matematikor i urës “Bellasica”, i cili do të tregojë, me karakteristikat e përcaktuara të këtilla, se si do të sillej në të ardhmen.

Sipas profesor dr. Goran Markovski, një minimum që duhet të  që të mundet, siç tha në prezantimin e sotëm të metodologjisë së nevojshme për përcaktimin e gjendjes së urës së djegur “Bellasica”, rreziqet të reduktohen në masën më të vogël të mundshme. 

 Kanë kaluar gati dy muaj nga djegia, ndërsa Markovski, përndryshe dekan i Fakultetit të Ndërtimtarisë në UCIM në Shkup, sot pati një prezantim të qëndrimit të tij për këtë problem.

"Koha që do të nevojitet për riparimin e urës "Bellasica" varet nga gjendja aktuale e materialeve dhe konstruksionit, pas zjarrit. Nëse hetimet e tilla më të detajuara konstatohet se duhet të riparohet vetëm ajo që momentalisht është e dukshme si dëmtim, në këtë rast mendoj se për disa muaj kjo mund të kryhet, me një organizim të mirë dhe duke eliminuar ato procedura të gjata administrative.  Nëse konstatohet se janë prekur kabllot e brendshme, nëse  te ata ka ndonjë dëmtim, në atë rast riparimi do të ishte dukshëm më i gjatë, koha e nevojshme për rehabilitim do të ishte dukshëm më e gjatë", shtoi ai. 

 

Sa më i thellë të jetë hulumtimi, theksoi, aq më i ulët është rreziku dhe aq më lehtë mund të parashikohen hapat e ardhshëm.

Qëllimi i prezantimit është, siç tha, ta shprehë pikëpamjen e tij për gjërat, duke theksuar se nuk dëshiron që kjo të jetë asnjë lloj krahasimi mes asaj që është bërë dhe asaj që ai mendon se duhet të bëhet.  

 Në pyetjen e gazetarëve nëse në skenarin më të keq, do të kishte nevojë për prishjen e urës, ai tha se për të, kjo nuk është opsion edhe madje edhe gjatë një skenari të tillë gjërat mund të rregullohen me rehabilitim. ar/

 Foto: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR