• e diel, 22 dhjetor 2024

Markovski për MIA-n: Interesimi i të rinjve për ndërtimtari është i ulët, do të përballemi me mungesë serioze të kuadrit

Markovski për MIA-n: Interesimi i të rinjve për ndërtimtari është i ulët, do të përballemi me mungesë serioze të kuadrit

Shkup, 19 shkurt 2023 (MIA) - Asnjë shtet nuk mund të funksionojë pa inxhinierë të ndërtimit vendas. Interesimi i të rinjve për të studiuar në ndërtimtari është aq i ulët sa ndërtimtaria ka filluar të bëhet e paqëndrueshme. Nëse ky fenomen gjatë regjistrimit në arsimin e lartë vazhdon, në një të ardhme jo aq të largët do të ballafaqohemi me mungesë serioze të kuadrit inxhinierik, ndërsa rrjedhimisht me këtë edhe me ndërtime me cilësi më të ulët dhe me rreziqe më të mëdha të rrënimit, thekson në një intervistë për MIA-n  profesori Goran Markovski, anëtar i Katedrës për konstruksione të betonit dhe drurit në në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup.

"Nuk mundet shteti  të mbështetet vetëm tek kompanitë dhe inxhinierët e huaj sepse nuk bëhet fjalë vetëm për ndërtimin e objekteve të reja, por edhe për mirëmbajtjen e tyre, kontrolle, rikonstruksione, rinovime dhe të ngjashme. Ndërsa, për këtë nevojiten kuadro vendas. Supozoj se është e qartë për të gjithë se funksionimi i shumë institucioneve dhe ndërmarrjeve publike pa inxhinierë ndërtimi është praktikisht i pamundur. Dhe kështu arrijmë tek ajo që, sipas meje është më kritike për momentin, ndërsa ky është interesi gjithnjë më i dobët i të rinjve për të studiuar në ndërtimtari. Numri i studentëve të sapo regjistruar në Fakultetin e Ndërtimtarisë seriozisht po zvogëlohet nga viti në vit", thotë Markovski.

Arsye për një trend të këtillë, siç thotë, ka më shumë, por ajo që shteti  duhet të bëjë është të mos lejojë regjistrimin masiv vetëm në disa profesione aktuale në llogari të atyre që janë me rëndësi jetike për shtetin.

"Duhet bëri diçka urgjentisht të paktën për zbutjen e këtij trendi, sepse nëse nuk plotësohet zbrazëtira, duhet të jemi të vetëdijshëm se  në të ardhmen brezat do të jetojnë në objekte  më të pasigurta dhe më të cenueshme", thekson profesori Markovski. 

Në intervistën, e cila nesër do të publikohet e plotë, me profesorin  Markovski bisedojmë edhe për sigurinë e ndërtimeve, për atë sa korrupsioni mund të jetë i rrezikshëm  për ndërtimtarinë, si dhe sa të mira janë rregulloret në ndërtimtari. ar/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR