• e hënë, 23 dhjetor 2024

Markos: Kanë filluar patrullimet e përbashkëta detare dhe ajrore të armatave të Filipineve dhe SHBA-së

Markos: Kanë filluar patrullimet e përbashkëta detare dhe ajrore të armatave të Filipineve dhe SHBA-së

 Manilë, 21 nëntor 2023 (MIA) - Patrullat  e përbashkëta detare dhe ajrore të armatave të SHBA-së dhe Filipineve filluan sot në ujërat e Detit të Kinës Jugore, tha presidenti i Filipinës Ferdinand Markos Xhunior, duke vlerësuar se bëhet fjalë për "inciativë të rëndësishme". 

Gjatë këtij viti, SHBA-ja dhe Filipinet i forcuan lidhjet, para së gjithash, me nënshkrimin e  dy marrëveshjeve të mbrojtjes, duke përfshirë vendimin për pothuajse dyfishimin e numrit të bazave filipinase në dispozicion të ushtrisë amerikane.

Presidenti Markos në forumin në Havai dje tha se situata me Detin e Kinës Jugore ka mbetur e tensionuar dhe se ushtria kineze është afruar edhe më afër bregut të filipinëve.

Kina pretendon se pjesa më e madhe nga Deti i Kinës Jugore, i cili shtrihet në 1.500 kilometra në jug të kontinentit kinez, duke kaluar nëpër zonat ekskluzive ekonomike të Bruenit, Indonezisë, Malajzisë, Filipineve dhe Vietnamit. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR