• e hënë, 01 korrik 2024

Marka: Mbape dhe Reali nënshkruan kontratë pesëvjeçare

Marka: Mbape dhe Reali nënshkruan kontratë pesëvjeçare

Madrid, 19 shkurt 2024 (MIA) - Kilian Mbape nëshkroi kontratë pesëvjeçare me Real Madridin, publikoi "Marca".

Në fund të sezonit sulmuesi do ta lëshojë Pari Sen-Zhermen si lojtarë i lirë dhe nga 1 korriku do të jetë lojtari i klubit të Madridit.

Sipas gazetës zyrtare spanjole, Mbape ka nënshkruar kontratë me Realin para dy jave.

Francezi do të jetë futbollisti më i paguar në Madrid, me pagesë nga 15 deri në 20 milionë euro në vit pas taksave. Krahas kësaj, janë parashikuar edhe bonuse për Mbapen.

Në dy vitet e fundit në PSZH-në, njëri nga futbollistët më të mirë në botë do të fitojë 32 milionë euro. rq/mb/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR