Mark Rute do të marrë pjesë në takimin onllajn të "Koalicionit të të përgatiturve"
- – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të marrë pjesë në takimin virtual të “Koalicionit të të përgatiturve” për mbështetje të Ukrainës, njoftoi shërbimi për informim i Aleancës.
- Post By Fitore Curri
- 10:38, 25 nëntor, 2025
Bruksel, 25 nëntor 2025 (MIA) – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rute sot do të marrë pjesë në takimin virtual të “Koalicionit të të përgatiturve” për mbështetje të Ukrainës, njoftoi shërbimi për informim i Aleancës.
Temë kryesore e takimit të përfaqësuesve nga më shumë se 30 vende, nikoqirë të të cilëve janë presidenti francez Emanuel Makron dhe kryeministri britanik Kir Starmer, sipas paralajmërimeve, do të jetë Plani më i ri paqësor për Ukrainën.
Bëhet fjalë për dokument nga 19 pika, i harmonizuar gjatë fundjavës në takim me përfaqësues të SHBA-së dhe Ukrainës, i cili përfshin lëshime të caktuara për Rusinë në këmbim për armëpushim.
Mbledhja e “Koalicionit të të përgatiturve” mbahet në prag të takimit të nesërm të jashtëzakonshëm onllajn të shefave të diplomacive të vendeve anëtare, me të cilin do të kryesojë përfaqësuesja e lartë e BE-së për punë të jashtme dhe politikë të sigurisë, Kaja Kallas.
Plani paqësor për Ukrainën do të jetë temë kryesore edhe në këtë tubim të ministrave, por pritet të bisedohet edhe për sanksionet drejt Rusisë, masat kundër të a.q. “flotë në hije”, si dhe sigurimi i ndihmës financiare për Kievin.
Udhëheqësit e BE-së u zotuan në Samitin e tetorit se Unioni do të mbulojë nevojat financiare të Ukrainës për vitet 2026 dhe 2027, por plani për ta bërë këtë me një të ashtuquajtur "kredi dëmshpërblimi", e cila parashikon përdorimin e 140 miliardë eurove nga mjetet e ngrira ruse për të paguar këtë mbështetje, u bllokua nga Belgjika.
Belgjika, ku gjenden pjesa më e madhe e mjeteve të ngrira ruse, gjegjësisht afro 180 miliardë euro, edhe më tutje kundërshton planin e tillë, duke kërkuar garanci për mbrojtjen juridike dhe marrëveshje për ndarjen e rreziqeve nga shfrytëzimi i këtyre mjeteve.
Pikërisht veprimi i tillë i Belgjikës, sipas një funksionari të lartë evropian, është arsye që BE nuk ishte ftuar në bisedimet për Planin Paqësor për Ukrainën.
“Nëse në Këshillin e fundit Evropian do të kishim rënë dakord për marrëveshje mbi përdorimin e mjeteve ruse për të financuar Ukrainën, kjo nuk do të kishte ndodhur. Nëse duam një vend në tryezën e negociatave, duhet të paguajmë paratë”, tha funksionari evropian për “Euraktiv”. fc/
Foto: Arkivi i MIA-s