• e martë, 17 dhjetor 2024

Marinakis: Micotakis është i gatshëm të hënën të takohet me bujqit

Marinakis: Micotakis është i gatshëm të hënën të takohet me bujqit

Athinë, 8 shkurt 2024 (MIA) - Kryeministri, siç e kemi thënë shumë herë, është i gatshëm të takohet me bujqit të hënën, tha zëdhënësi i Qeverisë greke, Pavlos Marinakis në brifingun e sotëm të rregullt me gazetarët në lidhje me kërkesën e bujqve të priten nga kryeministri i Greqisë Kirjakos Micotakis, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Marinakis konfirmoi se e kanë pranuar letrën që bujqit ia dërguan Micotakisit ku detajisht i transmetojnë kërkesat e tyre, theksoi se takim mund të ketë hënën, por presin të kuptojnë se me kë do të takohet dhe cilët do të jenë përfaqësuesit e bujqve.

Paralelisht e përsëriti edhe atë që dje e porositi kryeministri grek se për të ekzistuar dialog me bujqit, është e domosdoshme që "rrugët të mbesin të hapura".

Bujqit grekë, siç njoftoi sot në mëngjes MIA, i kanë dërguar një letër kryeministrit grek Kirjakos Micotakis në të cilën i kanë shpjeguar kërkesat e tyre lidhur me uljen e kostove të prodhimit. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR