• e hënë, 23 dhjetor 2024

Marina franceze përgatitet për operacione ushtarake në kushte të rrezikut të shtuar nga konflikti i armatosur

Marina franceze përgatitet për operacione ushtarake në kushte të rrezikut të shtuar nga konflikti i armatosur

Paris, 11 prill 2024 (MIA) - Marina franceze po përgatitet për operacione potenciale ushtarake në kushte të rrezikut të shtuar nga konflikti i armatosur, deklaroi komandanti i grupit të mbajtësve luftarak francezë, admirali Zhak Malard.

Malard deklaroi për "Politiko" se marina franceze e zhvendpsi fokusin në trajinimin sa më larg operacioneve policore në mënyrë që të përgatitet për luftë kundër armiqve të cilët, siç tha, dëshirojnë ta shkatërrojnë Francën dhe vendet e tjera perëndimore.

"Tani trajnojmë për misione të tjera, posaçërisht për atë që e quajmë luftim me intensitet të lartë", tha Malar.

Malar theksoi se betejat detare po bëhen gjithnjë e më të mundshme.

Sipas tij, duke pasur parasysh se lufta ruse kundër Ukrainës gjithashtu po përhapet në Detin e Kuq dhe huthët jemenas, të mbështetur nga Irani, pa mëshirë sulmojnë anije ushtarake dhe anije komerciale në Detin e Kuq, marinat perëndimore duhet t'i adaptohen amientit të ri. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR