• e premte, 23 maj 2025
Shqip
  • English
  • Shqip
  • Македонски

Marin Le Pen: Nuk do të kandidoj në vitin 2027, por do të vazhdoj me betejën

Marin Le Pen: Nuk do të kandidoj në vitin 2027, por do të vazhdoj me betejën

Paris, 1 prill 2025 (MIA) – Liderja franceze e ekstremit të djathtë Marin Le Pen deklaroi se vendimi gjyqësor me të cilin i ndalohet të kryejë funksione në praktikë e përjashton nga gara për zgjedhjet presidenciale në vitin 2027. Ajo theksoi se nuk ka shpresa të mëdha se ankesa e saj do të shqyrtohet para zgjedhjeve. 

Sipas saj, ndalesa është “vendim politik”. 

“Të jemi të sinqertë, unë u eliminova, por e vërteta është se janë eliminuar edhe votat e miliona francezëve”, deklaroi Le Pen për TF1 francez. 

Ajo shtoi se do t’i shfrytëzojë të gjitha mjetet juridike që ta anulojë aktvendimin, pas çka do të mund ta shqyrtojë mundësinë që përsëri të kandidohet. 

Nëse nuk ka sukses, lideri 29-vjeçar i Tubimit Kombëtar, Zhordan Bardela, mund të jetë kandidat i tij për president. “Zhordan Bardela është adut i madh për partinë, dhe këtë e them një kohë të gjatë”, theksoi Le Pen. 

Ajo theksoi se vendimi i gjykatës përfaqëson “praktikë të cilën e kemi vlerësuar si të rezervuar për regjime autoritare” dhe se miliona francezë janë “të mahnitur” nga lufta e saj kundër “padrejtësisë”. 

Gjykata franceze mori dje vendim sipas të cilit Marin Le Pen nga partia e djathtë franceze Tubimi Kombëtar është dënuar në katër vjet burg për shkak të keqpërdorimit të mjeteve nga fondet evropiane. 

Sipas vendimit, dy nga gjithsej katër vjet burg do të jenë dënim me kusht. Gjykata vendosi edhe se Le Pen duhet të marrë ndalesë pesëvjeçare për kryerjen e funksionit publik dhe se duhet të paguajë dënim në të holla prej 100.000 euro. fc/

Foto: Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR