Maria Gabriel pranoi që ta formojë Qeverinë e re bullgare
- Shefja e diplomacisë bullgare Marija Gabriel nga partia e qendrës së djathtë GERB ranë dakord sot për të formuar qeverinë e re të Bullgarisë, pas dorëheqjes së kryeministrit Nikollaj Denkov në fillim të marsit.
- Post By Qefsere Abduli
- 14:47, 18 mars, 2024
Sofje, 18 mars 2024 (MIA) - Shefja e diplomacisë bullgare Marija Gabriel nga partia e qendrës së djathtë GERB ranë dakord sot për të formuar qeverinë e re të Bullgarisë, pas dorëheqjes së kryeministrit Nikollaj Denkov në fillim të marsit.
"E pranoj këtë mandat me ndjenjë përgjegjësie sepse Bullgaria ka nevojë për stabilitet", deklaroi Gabriel raportojnë mediat britanike.
Ajo shtoi se shpreson se marrëveshja përfundimtare me partinë "Ndryshimet Vazhdojnë" do të finalizohet në 24 orët e ardhshme.
GERB dhe blloku properëndimor i udhëhequr nga partia "Ndryshimet Vazhdojnë", vitin e kaluar ranë dakord që Gabriel të marrë postin e kryeministres, pasi kryeministrit aktual Nikolai Denkov do t'i përfundojë mandati nëntëmujor, sipas mediave britanike.
Në zgjedhjet e prillit të vitit të kaluar, GERB fitoi 69 mandate parlamentare, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga partia "Ndryshimet Vazhdojnë" fitoi 64 nga gjithsej 240 vende në parlamentin bullgar. qa
Foto: Arkivi i MIA-s