• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Mariçiq-Hurelbrink: Fondacioni "Friedrih Ebert" me mbështetje për përparim të shpejtë në reformat dhe agjendën e BE-së

Mariçiq-Hurelbrink: Fondacioni

Shkup, 31 gusht 2023 (MIA) - Zëvendës kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq sot realizoi takim me Piter Hurelbrink, drejtor i sapoemëruar i Fondacionit "Fridrih Ebert" (FES). Në takim mori pjesë edhe drejtori në largim, Rene Shle.

Nga Sekretariati për Çështje Evropiane kumtuan se temë kryesore e takimit ishte përforcimi i bashkëpunimit në të ardhmen, me theks të veçantë në transformimin e shtetit në fushat kyçe për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nga ana e drejtorit të ri të FES, Peter Hurelbrink, u konfirmua mbështetja dhe angazhimi i fondacionit në përmbushjen dhe arritjen e proceseve reformuese dhe agjendës së BE-së.

Mariçiq në takim theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me “Fridrih Ebert” dhe kontributin e rëndësishëm që fondacioni jep në proceset demokratike dhe reformuese për përmbushjen e qëllimit tonë strategjik – anëtarësimit në BE.

"Në periudhën që kemi përpara, e cila do të jetë dinamike dhe e rëndësishme për shkak të procesit të anëtarësimit në BE, do të vazhdojmë dhe përmirësojmë bashkëpunimin dhe me aktivitete të reja do të përforcojmë partneritetin tonë", tha zëvendës kryeministri Mariçiq. 

Mariçiq falënderoi drejtorin për bashkëpunimin e deritanishëm të drejtorit të FES në largim Rene Shle dhe i uroi suksese në angazhimet e tij të ardhshme. qa/bsh/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR