• e martë, 24 dhjetor 2024

Mariçiq-Bruks: Integrimi në BE si investim për paqe të përhershme, prosperitet dhe stabilitet të tërë rajonit dhe të Evropës

Mariçiq-Bruks: Integrimi në BE si investim për paqe të përhershme, prosperitet dhe stabilitet të tërë rajonit dhe të Evropës

Shkup, 11 korrik 2023 (MIA) - Integrimi në BE si investim për paqe të përhershme, prosperitet dhe stabilitet të tërë rajonit dhe Evropës, ishte në fokus të takimit të zëvendëskryeministrit Bojan Mariçiq me Robin Bruks, këshilltare e posaçme për Evropë e nënpresidentes së SHBA-së, Kamalla Haris.

"Biseduam për nismat e hapura dhe planet rreth politikës së zgjerimit të BE-së, për nevojën e rezultateve të dukshme dhe sigurisë nga perspektiva evropiane e cila do të ndihmojë në zbatimin efikas dhe efektiv të reformave.

Si njohëse e mirë e gjendjeve në Ballkanin Perëndimor, Bruks konfirmoi se Maqedonia e Veriut në moment të vërtetë i filloi negociatat me BE-në dhe se tani duhet të mbetet aktive në proces, shkroi Mariçiq në Fejsbuk.

Bruks, shtoi Mariçiq, potencoi se në tryezë është pakoja për zgjerim të ardhshëm në të cilën duhet t'i bëjmë të gjitha përpjekjet që shteti ynë të mbetet pjesë e së njejtës.

"përvoja që e kemi me integrimin euroatlantik, praktikimi i dialogut në zgjidhjen e çështjeve të rëndësishme shtetërore, si dhe përpjekjet për zbatimin e reformave kyçe, me qëllim që të kemi sukses në përmbushjen e qëllimeve tona strategjike, bën që Maqedonia e Veriut të njohet si faktor për stabilitet dhe prosperitet rajonal, dhe shembull pozitiv për tërë rajonin për zgjehdjet e vërteta kur bëhet fjalë për të ardhmen dhe stabilitetin e vendeve nga Ballkani Perëndimor", thekson zëvendëskryeministri në kumtimin në Fejsbuk. ab/

QËNDRONI TË LIDHUR