• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq - Varheji: Maqedonia e Veriut ka vend në BE, tani është momenti i përshpejtimit të procesit të inkuadrimit

Mariçiq - Varheji: Maqedonia e Veriut ka vend në BE, tani është momenti i përshpejtimit të procesit të inkuadrimit

Bruksel, 25 tetor 2023 (MIA) - Ngjarjet aktuale politike në vend, rrjedhën e procesit të skriningut dhe pritjet përpara publikimit të Raportit të Progresit për vitin 2023 kanë qenë temat kryesore në takimin e sotëm në Bruksel të zëvendëskryeministrit për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq dhe komisarit për zgjerim Oliver Varheji. 

"Maqedonia e Veriut ka vend në BE, tani është koha që të përshpejtohet procesi i inkuadrimit. Me planin e ri të BE-së duhet të përshpejtohet anëtarësimi në BE dhe me hapa konkretë të lëvizet drejt integrimit të plotë në Union", deklaroi Mariçiq pas takimit.

Thirrja e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, madje sipas tij na inkurajon që të mbetemi të përkushtuar ndaj agjendës evropiane dhe me reforma paralele në vend dhe në BE që bashkërisht ta bëjmë të arritshëm dhe të realizueshëm qëllimin e zgjerimit të ardhshëm deri në vitin 2030, publikoi Mariçiqi në profilin e tij në Fejsbuk, duke shtuar se në takim është diskutuar për çështjet kyçe që kanë të bëjnë me procesin e negociatave dhe aktivitetet e ardhshme të BE-së.

Siç njofton SÇE në fokus të takimeve do të jenë çështjet që kanë të bëjnë me agjendën evropiane të Maqedonisë së Veriut dhe perspektivën e procesit integrues evropian me të gjitha sfidat aktuale dhe të ardhshme gjatë asaj rruge. qa/

Foto: Fejsbuk

 

QËNDRONI TË LIDHUR