• e martë, 05 nëntor 2024

Mariçiq: Të kujdesemi për një shoqëri në të cilën gratë janë të barabarta me burrat, të respektuara në shtëpi dhe në punë

Mariçiq: Të kujdesemi për një shoqëri në të cilën gratë janë të barabarta me burrat, të respektuara në shtëpi dhe në punë

Shkup, 8 mars 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, përmes profilit të tij në Fesjbuk ka dërguar urim me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në të cilin thekson se duhet të kujdesemi për një shoqëri në të cilën gratë janë të barabarta me burrat, të respektuara në shtëpi dhe në punë dhe kanë qasje të sigurt në drejtësi.

"Kjo është drejtësi që duhet pranuar dhe shtyllë e një shoqërie të shëndetshme. Gratë deri më tani kanë dëshmuar shumë herë se mund të jenë të suksesshme në të gjitha fushat dhe roli i tyre si nënë në shoqëri është i pamatshëm. Dhe jo vetëm sot, çdo ditë duhet t'i falënderojmë për sakrificën dhe kontributin e veçantë në zhvillimin e shoqërisë, thotë Mariçiq në urimin.

Thekson se Qeveria duhet të vazhdojë të ndërmarrë aktivitete dhe të luftojë kundër diskriminimit në bazë gjinore, amësisë, veçanërisht në tregun e punës, si dhe kundër dhunës ndaj grave. ls/ 

Foto: Fesjbuk na Bojan Mariçiq

 

QËNDRONI TË LIDHUR