• e premte, 05 korrik 2024

Mariçiq: Simbolika e Pashkëve nxitje për bashkim rreth vlerave të vërteta, të cilat do të na çojnë përpara

Mariçiq: Simbolika e Pashkëve  nxitje për bashkim rreth vlerave të vërteta, të cilat do të na çojnë përpara

Shkup, 16 prill 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiqi me rastin e festës së sotme të krishterë, Pashkëve,  u dërgoi urim të gjithë besimtarëve ortodoksë  me mesazh  për bashkim rreth vlerave të vërteta, të cilat do të na çojnë përpara.

 “Kujtimi i ringjalljes së Krishtit është themeli i besimit të krishterë, që na detyron të jemi të bashkuar rreth vlerave të vërteta, të cilat do të na çojnë përpara dhe bën thirrje për vepra të kujdesit dhe solidaritetit në përmbushjen e detyrave të cilat janë para nesh”, thuhet në urimin e Mariçiqit.

 Mariçiqi në faqen e tij zyrtare në Fejsbuk ka shkruar se me përkushtimin për ndërtimin e mëtejshëm të një Maqedonie të Veriut  prosperuese dhe të integruar, mesazh për rindërtim dhe jetë duhet të jetë një nxitje  edhe për një qasje të përbashkët ndaj të ardhmes evropiane dhe përparimit të shtetit. ar/

 Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR