• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq - Rot: Angazhim më të madh dhe përforcim të bashkëpunimit rajonal për një hap të shpejtë drejt BE-së

Mariçiq - Rot: Angazhim më të madh dhe përforcim të bashkëpunimit rajonal për një hap të shpejtë drejt BE-së

Shkup, 16 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq realizoi takim me Mihael Rot, deputet dhe kryetari i Komisionit për politikë të jashtme në Bundestagun gjerman në margjinat e Forumit të Shoqërisë Civile - Tiranë 2023.

Mariçiq dhe Rot, siç informoi Sekretariati për Çështje Evropiane, diskutuan për perspektivën evropiane të rajonit, planin e ri për përshpejtimin e negociatave të anëtarësimit me BE-në dhe rëndësinë e promovimit të bashkëpunimit rajonal, veçanërisht në periudhën e ardhshme.

"Mesazhi nga takimi është se plani i BE-së nënkupton reforma të shpejta që do të nënkuptojnë anëtarësim të shpejtë dhe se me këtë BE-ja ofron mundësinë që disa përfitime nga anëtarësimi t'i kemi edhe para, me detyrime të caktuara, që është një shans i rrallë që duhet të shfrytëzohet", thuhet në kumtesën.

Sipas zëvendëskryeministrit Mariçiq, vetëm së bashku, me angazhim dhe bashkëpunim më të madh, Ballkanin Perëndimor dhe BE-në, mund të ndërtojmë një Evropë të sigurt, që përparon dhe zhvillohet.

Në takimin Mariçiq theksoi se Qeveria po bën përpjekje që të ruajë dinamikën e procesit dhe që Maqedonia e Veriut të vazhdojë negociatat me vendet fqinje, për, siç tha, me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që kemi nga Republika Federale e Gjermanisë.

Në këtë drejtim, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun gjerman dhe ish-ministri për Evropë në MPJ-në gjermane, Rot theksoi se është e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit që Maqedonia e Veriut t'i kryejë obligimet e saj dhe të mbetet aktive në procesin e negociatave, duke vënë në dukje se përcaktimi i një date është një sinjal i qartë se BE synon që viti 2030 të jetë viti i zgjerimit të ri.

Në prag të Samitit të liderëve të Procesit të Berlinit, Mariçiq dhe Rot diskutuan gjithashtu për nevojën për fokus më të madh në bashkëpunimin rajonal, i cili duhet të përshpejtojë zhvillimin rajonal dhe procesin e integrimit në tregun e përbashkët.

Procesi i Berlinit po hyn në një fazë të re dhe pritet të përparojë dhe të kontribuojë shumë më tepër në përshpejtimin e integrimit të rajonit në BE, u përfundua në takim.

Në Tiranë sot fillon Samiti i Procesit të Berlinit, ku kryeministri shqiptar Edi Rama do të jetë nikoqir i liderëve të Ballkanit dhe BE-së, në të cilin do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri Mariçiq, si pjesë e delegacionit qeveritar të RMV-së të kryesuar nga kryeministri Kovaçevski. ls/

Foto: SÇE

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR