• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq - Rejnders: Sundimi i drejtësisë nuk ka alternativë, reformat duhet të vazhdojnë në interes të qytetarëve

Mariçiq - Rejnders: Sundimi i drejtësisë nuk ka alternativë, reformat duhet të vazhdojnë në interes të qytetarëve

Shkup, 27 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq dhe eurokomisari i Drejtësisë, Didier Rejnders në takimin e sotëm në Shkup, siç bënë të ditur nga Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE), kanë biseduar për temat kyçe për procesin e integrimit evropian, siç janë sundimi i drejtësisë dhe reformat gjyqësore. 

"Bashkëbiseduesit u pajtuan se sundimi i drejtësisë dhe konsensusi janë kyçe për rrugën drejt BE-së dhe se Maqedonia e Veriut duhet ta përshpejtojë harmonizimin me praktikat dhe procedurat më të mira të BE-së, në këtë sferë shumë të rëndësishëm të procesit të bisedimeve me BE-në", bëhet e ditur në kumtesë. 

Zëvendëskryeministri e ka shfrytëzuar rastin që të falënderohet për mbështetjen e BE-së për Maqedoninë e Veriut në procesin e integrimeve evropiane, si dhe për proceset e reformave në sferën e drejtësisë, duke shtuar se intensivisht punohet në përmbushjen e agjendës evropiane, me qëllim të progresit më të shpejtë të shtetit tonë në rrugën drejt anëtarësimit në BE.

"Punojmë në Udhërrëfyesin për sundimin e drejtësisë dhe në i përfshijmë të gjitha reformat thelbësore të cilat janë parakusht për ndërtimin e shtetit evropian ligjor. Duhet të vazhdojmë me integrimin në BE dhe më shpejtë ta reformojmë shoqërinë maqedonase, sepse sundimi i drejtësisë nuk ka alternativë", ka thënë Mariçiq.

Duke folur për rrjedhën e përgatitjes së Udhërrëfyesit për sundimin e drejtësisë, zëvendëskryeministri Mariçiq e ka informuar Rejndersin se është në fazën e avancuar dhe se është bërë plan i hollësishëm dhe strategjik në të cilin reflektohet vizioni ynë dhe angazhimi politik për reforma deri në vitin 2030. 

Rejnders, siç informojnë nga SÇE, ka konfirmuar se BE-ja e mbështet vendin në zbatimin e reformave dhe se me forca të përbashkëta do të punohet në sfidat dhe në gjithë atë që do ta kthejë besimin në sistemin gjyqësor, ndërsa ajo është drejtësi më e kapshme, e barabartë me të gjithë para ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. fc/

Fotografia: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR