• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Rajoni po integrohet me shpejtësi në BE, zgjedhja jonë është të jemi pjesë e zgjerimit

Mariçiq: Rajoni po integrohet me shpejtësi në BE, zgjedhja jonë është të jemi pjesë e zgjerimit

Shkup, 22 gusht 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq pas takimit në Athinë me përfaqësues të BE-së theksoi se ekziston një moment i vendosmërisë për zgjerim të ri të Bashkimit Evropian dhe se Maqedonia e Veriut nuk duhet ta humbasë këtë shans dhe të presë përsëri.

"Mesazhi është i qartë, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet sa më shpejtë të anëtarësohen  në Bashkimin Evropian. Si asnjëherë më parë, ka një moment dhe vendosmëri për zgjerim të ri të Bashkimit Evropian. Të gjithë janë të vetëdijshëm se Bashkimi Evropian, dhe as Evropa nuk mund të bashkohen  derisa çdo shtet i Ballkanit Perëndimor  të bëhet anëtare në Bashkimin Evropian", thotë Mariçiq, transmeton në kumtesë Sekretariati për Çështje Evropiane (SÇE).

Mariçiq, i cili së bashku me kryeministrin Dimitar Kovaçevski ishte për vizitë zyrtare në Athinë, me rastin e shënimit të 20 vjetorit nga mbajtja e Samitit BE-Ballkani Perëndimor në Selanik dhe "Deklarata e Selanikut", në një deklaratë theksoi se në takim me nikoqirin, kryeministrin grek Micotakis u konfirmua aleanca e fuqishme ndërmjet Greqisë dhe Maqedonisë së Maqedonisë dhe se përpjekja është, siç jemi bashkë në NATO, ashtu duhet të jemi bashkë edhe në Bashkimin Evropian.

 Në takim me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian, theksohet në kumtesë, Mariçiq ka thënë se janë mirëpritur ndryshimet kushtetuese, me thirrje që ai proces të përfundojë me sukses me pjekuri, përgjegjësi dhe mbështetje nga të gjitha partitë politike në Kuvend.

"Rruga jonë drejt Bashkimit Evropian është projektuar dhe këtë duan qytetarët. Zgjedhja është e jona, nëse do t'i bëjmë këto ndryshime të domosdoshme kushtetuese dhe do ta nisim rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe anëtarësimit deri në vitin 2030 ose do të mbesim në korridor", thekson Mariçiq.

Negociuesi kryesor me BE-në Mariçiq, tregon se pritja është strategji që do ta zbrazë vendin nga të rinjtë dhe do ta vrasë shpresën, shpresën për një të ardhme më të mirë dhe evropiane dhe prandaj, siç thotë ai, nuk duhet të lejojmë dhe  të shkojmë kundër vullnetit të pjesës më të madhe të qytetarëve që Maqedonia e Veriut të bëhet sa më shpejtë anëtare e Bashkimit Evropian.

"Duhet ta shfrytëzojmë këtë shans, dhe të vazhdojmë në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Kjo është ajo që ne duam dhe e meritojmë", porosit Mariçiq.

Në suaza të vizitës në Athinë, zëvendëskryeministri Mariçiq dhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, realizuan takime dypalëshe edhe me Maja Sindu, presidente e Moldavisë dhe me presidentin e Ukrainës, Zelenski. sa/

Foto. SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR