• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mariçiq pret lëvdatë për skriningun, e mbështet propozimin që Xhaferi të jetë kryeministër teknik

Mariçiq pret lëvdatë për skriningun, e mbështet propozimin që Xhaferi të jetë kryeministër teknik

Shkup, 12 dhjetor 2023 (MIA) - Do të kisha pritje dhe do të ishim të lumtur, pas paralajmërimeve se do të ketë thirrje të qartë politike drejt të gjitha partive politike në Kuvend të japin mbështetje për ndryshimet kushtetuese dhe të mos e bllokojnë shtetin e vet. Ne skriningun e përfunduam dhe me të vërtetë shpresojmë dhe punojmë në atë të arrihen 80 deputetë, megjithatë nuk do të bëjmë preison ndaj deputetëve, ne sqarojmë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë sepse obligimi mbetet edhe për këtë përbërje qeveritare, edhe për të ardhshmen.

Këtë e theksoi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sonte në ditarin e Televizionit Sitel, pasi që paraprakisht në konkludimet e miratuara në mblehdjen e sotme të Këshillit për punë të përgjithshme të Unionit, u cek se Maqedonia e veriut do ta vazhdojë procesin negociues me Bashkimin Evropian pasi që të miratohen amandamentet kushtetuese, që është paraparë me Kornizën negociuese dhe me konkludimet e Këshillit të BE-së nga korriku i vitit 2022.

Shtoi se rreth 1000 njerëz në të gjitha delegacionet rreth 100 ditë pune bënë 850 prezantime dhe u iu përjgigjën qindra pyetjeve, dhe e tërë kjo, siç theksoi, vjen nga mbi 200 institucione. Sipas tij, kjo do të ishte proces masiv i thellë, që na tregoi se ku jemi dhe sa na duhet për të qenë anëtare të BE-së dhe për t'i arritur standardet evropiane.

Sipas tij, Shqipëria mdoshta në këtë Këshilli nuk do të marrë pëlqimin nga të gjitha shtetet anëtare për thirrje të konferencës së re ndërqeveritare, por është çështje e kohës, nëse nuk ndodhë tnai, do të ndodhë për disa muaj.

Zëvendëskryeministri Mariçiq mes tjerash pyeti, cili është ai shtet që ka hequr dorë nga procesi i eurointegrimeve për shkak të bllokadave të mundshme të ardhshme potenciale nga disa shtete.

"Prandaj mendoj se ajo është frikë nga sjellja e vendimit politik apo është strategji që të mos futet shteti në BE. Çfarëdo qoftë, është e dëmshme për shtetin", theksoi zëvendëskryeministri.

Lidhur me propozimin që talat Xhaferi të jetë kryeministër teknik në qeverinë kalimtare, zëvendëskryeministri Mariçiq ha se kryeministri dhe kryetar i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, kryetari i BDI-së, Ali AHmeti dhe kryetari i ASH-së, Arben taravari, si liderë të tre partive më të mëdha në koalicionin qeveritar, janë në komunikim dhe konsultim të vazhdueshëm.

Ai jep mbështetje të plotë për Talat Xhaferin sepse, siç tha, ka edhe njohuri edhe përvojë - edhe politike edhe jetësore për ta udhëhequr me sukses qeverinë teknike në atë periudhë kur është paraparë dhe prandaj, nënvizoi, do ta marrë mbështetjen tonë pa dilemë. ab/

Foto: printskrin

QËNDRONI TË LIDHUR