• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mariçiq: Presim në javët në vijim nisma për ndryshimet kushtetuese të gjendet në Kuvend

Mariçiq: Presim në javët në vijim nisma për ndryshimet kushtetuese të gjendet në Kuvend

Shkup, 14 qershor 2023 (MIA) - Presim në javët në vijim nisma për ndryshimet kushtetuese të gjendet në Kuvend para deputetëve dhe të fillojë procedura dhe diskutimi atje. Konsiderojmë se kjo është korrekte dhe me rëndësi për secilin deputet të ketë mundësi të deklarohet, deklaroi zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Duke folur për procesin e ndryshimeve kushtetuese, Mariçiq sonte në emisionin Top tema tha se do të tentojnë edhe mët ej të prekin drejt opozitës me maturi dhe të biseodjmë në mënyrë të argumentuar.

"Jam i sigurt se nëse marrim mjaft kohë dhe e kemi qasjen e duhur drejt secilit deputet për t'i sqaruar edhe rëndësinë edhe përgjegjësinë, edhe pasojat nga pranimi apo mospranimi i këtij propozimi, kësaj nisme, mendoj se do të vijmë tek dy të tretat", deklaroi Mariçiq.

I pyetur çka nëse nuk arrihet shumica prej dy të tretave, Mariçiq shfaqi bindje se kjo do të arrihet, ndërsa nëse jo, kjo do të thotë, siç tha, se vetë kemi vendosur bllokada dhe veten e kemi ngecur në rrugë.

Për atë nëse në rast të votimit të pasuksesshëm rreth nismës, do të thotë edhe zgjehdje në vjeshtë, Mariçiq tha se "nuk do të ketë votim, derisa nuk ka sukses".

"kjo është përshtypja ime, se votimi i parë do të jetë i suksesshëm, kurdo që të jetë", deklaroi Mariçiq.

Mariçiq, edhe njëhrë theksoi se është mirë nëse VMRO-DPMNE vendosë të marrë pjesë dhe bisedojnë nën cilat kushte apo me pajtueshmëri të përbashkët të zbresë nisma në Kuvend.

"Por, për atë duhet të ulemi të bisedojmë. Prandaj është me rëndësi dhe çdo ditë bëjmë thirrje të ulemi të bisedojmë, në cilin nivel të dëshirojnë, në mënyrë që të vijmë deri tek kalendari i saktë si më tutje", tha Mariçiq. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR