• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Pres sa më parë të përfundojë teksti i amandamenteve për ndryshimet kushtetuese në mënyrë që këtë muaj ta dërgojnë në Kuvend

Mariçiq: Pres sa më parë të përfundojë teksti i amandamenteve për ndryshimet kushtetuese në mënyrë që këtë muaj ta dërgojnë në Kuvend

Shkup, 8 maj 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq pret që sa më parë të përfundohet teksti i amandamenteve për ndryshimet kushtetuese në grupin e punës, në mënyrë që këtë muaj t'i diskutojnë dhe t'i dërgojnë në Kuvend.

"Pres sa më parë të përfundohet teksti i amandamenteve në pyetje prej disa ditëve apo javëve në mënyrë që këtë muaj t'i shohim amandamentet në opinion, t'i diskutojmë dhe më tutje t'i dërgojmë në Kuvend. Unë pres ta arrijmë afatin në nëntor, por ajo dinamikë varet nga ajo se si Kuvendi do ta parashtrojë kalendarin e ndryshimee kushtetuese, por konsideroj se ajo procedurë duhet të fillohet para pushimit të verës në Kuvend", deklaroi sot Mariçiq para fillimit të panelit të dytë të diskutimit për FDP2023 i titulluar "Rruga drejt 2030".

Sipas informatave të cilat i ka marrë nga përfaqësuesi i SÇE-së në grupin e punës, dinamika e punës e këtij grupi po zhvillohet mirë dhe informoi se nesër sërish do të kenë takim.

I pyetur nëse grupi i punës, nëse ka hapësirë të punojë edhe në çështje të tjera lidhur me ndryshimet kushtetuese apo do t'i mirëmbahet kryesisht protokollit me Bullgarinë, Mariçiq deklaroi se përfaqësuesi i SÇE-së dhe përfaqësuesi i LSDM-së kanë kahje të qartë t'u përmbahen kryesisht asaj që e kërkon korniza negociuese si temë dhe asaj që ështëe  domosdoshme për hapje të kapitujve dhe klasterëve.

"Të mos shkojmë më gjerë, të gjitha çështjet janë legjitime për t'u hapur dhe pres t'i hapin sepse atje ka edhe përfaqësues të partive politike, por mendoj se do të ketë kohë për të gjitha ato çështje legjitime të bisedohet në të ardhmen. Tani duhet të fokusohemi mu në atë që e kemi obligim nga korniza negociuese. Nuk pres të ketë çështje të tjera në epilogun përfundimtar", tha Mariçiq.

Lidhur me atë çfarë angazhime planifikohen në fushën e korrupsionit, duke i pasur parasysh kritikat se korrupsioni në shtet është i shtrirë gjerësisht, Mariçiq paralajmëroi se do ta hapë atë çështje para kryeministrit dhe institucioneve në mënyrë që të bëhet një mini plan reformues, të cilin do të duhet ta përfundojnë deri në verë.

"Mendoj se do të jetë e domosdoshme, në periudhën në vijim të bëjmë disa hapa lidhur me përforcimin e politikave për luftë kundër korrupsionit dhe për përforcim të gjyqësisë sepse tërë ato janë gjëra të lidhura. Kur të kthehet kryeministri nga SHBA-ja, planifikoj edhe unë ta hap këtë çështje nga aspekti i integrimeve evropiane dhe të bëjmë një mini plan reformues të cilin duhet ta përfundojmë deri në verë, ndërkaq e tërë kjo me qëllimin që mu në fushat e antikorrupsionit dhe sundimit të sëd rejtës dhe gjyqësisë t'i realizojmë, në mënyrë që ta përmirësojmë pasqyrën e plotë", tha Mariçiq.

Lidhur me ngjarjet në Këshillin gjyqësor, zëvendëskryeministri Mariçiq theksoi se është me rëndësi të kihet kujdes procedura dhe imazhi në opinion.

"Porosinë e vetëm që ua kam bërë gjykatësve dhe prokurorëve në bisedat tona është të kenë kujdes për imazhin dhe punën e tyre sepse është mjaft me rëndësi edhe opinioni të ketë besim më të madh në gjyqësinë. Secili nga ne edhe Qeveria edhe Këshilli gjyqësor edhe jurpsrudenca kanë pjesën e vet të përgjegjësisë dhe duhet ta ndërmarrin atë në mënyrë që ta rrisim besimin. Këshilli gjyqësor është trup i pavarur, Qeveria nuk ka ndër mend të prëzihet, por të githë duhet t'i sqarojnë në opinion vendimet përse dhe si i kanë sjellë, sepse vwtëm ashtu opinioni mund të ketë besim në atë që e bëjnë", konkludoi mariçiq. ab/

foto: MIA arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR