• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Po tentojmë ta bindim opozitën se ky është hapi i vërtetë

Mariçiq: Po tentojmë ta bindim opozitën se ky është hapi i vërtetë

Shkup, 26 korrik 2023 (MIA) - Ne e zbatojmë atë që Kuvendi ynë e miratoi vitin e kaluar para hapjes së negociatave. Më 16 korrik të vitit të kaluar Kuvendi ynë i miratoi konkludimet mes të cilave ishte edhe ky obligim për këto ndryshime kushtetuese me të cilat fusim në Kushtetutën tonë, në preambulë edhe disa bashkësi të atyre të cilët tashmë janë aty. Ne po tentojmë tashmë gjatë tërë vitit, në mënyra të ndryshme të bisedojmë me opozitën dhe ta bindim se ky është hapi i vërtetë, deklaroi sonte zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

"Fatkeqësisht, duke e ofruar rezistencën në tërë këtë periudhë u formua një bllok antievropian apo bllok anti BE që e ashpërson retorikën këto ditë, ndërkaq i cili përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja dhe E Majta, dhe atë e pamë edhe dje në mbledhje. Pothuajse pozicione identike patën ato dy parti të cilat i bindnin të gjithë se kjo nuk guxon të ndodhë asnjëherë. Për shkak se në atë mënyrë do të ndalemi në rrugën tonë drejt BE-së apo ndërkaq se tani nuk është koha se duhet të presim akoma apo të kërkojmë zgjidhje më të mira dhe propozime më të mira. Do të thotë, variante që na çojnë në qorr-sokak dhe në bllokadë afatgjate", tha Mariçiq në emisionin "Vetëm e vërteta" në TV Kanal 5, në përgjigje të pyetjes se mbledhja e Kuvendit për ndryshime kushtetuese është caktuar më 18 gusht pa u siguruar konsensusi i nevojshëm.

Thotë se të gjitha pozicionet që i dëgjuam sot, nuk janë anashkaluar në negociata.

"Të gjitha këto pozicione që sot i dëgjojmë se duhet të ketë veprim të shtyrë të amandamenteve kushtetuese, se është dashur të kërkojmë në të gjitha pjesë resciprocitet. Asgjë nga kjo nuk është anashkaluar në negociata. Ne tërë atë kemi tentuar ta bisedojmë, por ky propozim të cilin e patëm ishte kompromis nga kërkesat tona, të cialt ishin të miratohen amandamentet kushtetuese në fund të procesit, të ketë resciprocitet të konsiderueshëm edhe tek Bullgaria lidhur me aktvendimet në Strasburg dhe erdhën në pikën në të cilën arritëm kompromis me Bullgarinë, me ndërmjetësim të Francës, Gjermanisë, BE-së dhe të gjithë partnerëve tanë. Thelbi i atij kompromisi është sqaruar disa herë", tha Mariçiq.

Përkujtoi se në bisedime është insistuar edhe për regjistrimin e gjihës maqedonase në kornizën negociuese dhe tregim në vepër nga ana e Bullgarisë se ne mund të nënshkruajmë marrëveshje me BE-në në gjuhën maqedonase.

"Beteja jonë nuk është ta bindim Bullgarinë,l por BE-ja të mos e pranojë pozicionin bullgar. Në bazë të atyre tre gjërave që i fituam, si kundërpërgjigje u obliguam se do t'i bëjmë ndryshimet kushtetuese gjatë skriningut dhe më pas së bashku me Shqipërinë t'i vazhdojmë negociatat", tha mariçiq. ab/

Foto: MIA arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR