• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Mariçiq: Perspektiva e BE-së është gjithnjë e më e qartë, të fokusohemi të gjithë ndaj obligimeve

Mariçiq: Perspektiva e BE-së është gjithnjë e më e qartë, të fokusohemi të gjithë ndaj obligimeve

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Perspektiva e BE-së është gjithnjë e më e qartë, të fokusohemi ndaj obligimeve nëse dëshirojmë përparim të shpejtë në negociatat inkuadruese, porositi zëvendëskryeministri Mariçiq pas takimit të delegacionit të vendit tonë, të kryesuar nga kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit të Evropës, Sharl Mishel.

Mariçiq në profilin e tij në Fejsbuk shkroi se patën bisedë të rëndësishme dhe të hapur me kryetarin e Këshillit të Evropës, Mishel, me të cilin u konfirmua se integrimi i Ballkanit Peërndimor për Bashkimin Evropian është i rëndësishëm dhe se kjo mbetet prioriteti i saj strategjik.

"Obligim i yni është ta shfrytëzojmë atmosferën pozitive dhe në prag të zgjedhjeve evropiane ta garantojmë perspektivën tonë evropiane. Qëllimi ynë është të vazhdojmë me negociatat dhe t'ia dalim, me unitet dhe qasje të prëgjegjshme ndaj zbatimit të reformave dhe detyrave që i kemi në rrugën drejt BE-së", shkroi Mariçiq.

Zëvendëskryeminsitri shkroi se tashmë është bërë përparim në integrimet evropiane dhe është intensifikuar bashkëpunimi me BE-në, të cilat, siç thekson, në Maqedoni të Veriut shohin partner kredibil dhe shtet i cili duhet të jetë pjesë e familjes evropiane dhe promovuese e fuqishme e vlerave evropiane dhe bashkëpunimit rajonal.

"Dialogu i vazhdueshëm me prëfaqësuesit e BE-së jep sinjal të mirë se kjo është mundësia për të ndërtuar të ardhme të përbashkët evropiane", theksoi zëvendëskryeminsitri. ab/

 
 
 
 

QËNDRONI TË LIDHUR