• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mariçiq pas takimit me Lajçakun: BE-ja ndihmon që të përshpejtohet procesi qasës, detyrimet e marra të përmbushen në kohë

Mariçiq pas takimit me Lajçakun: BE-ja ndihmon që të përshpejtohet procesi qasës, detyrimet e marra të përmbushen në kohë

Shkup, 19 shtator 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq pas takimit me Miroslav Lajçakun, të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor në profilin e tij në Fejsbuk ka shkruar se Bashkimi Evropian është duke punuar në planin për përshpejtimin e integrimit evropian të rajonit dhe se detyrimet e marra duhet të përmbushen, sepse është e rëndësishme që negociatat qasëse me BE-në të përfundojnë më shpejtë.

"Atmosfera në Bruksel është pozitive për zgjerimin dhe vendet anëtare të BE-së mbështesin integrimin tonë evropian, momentin politik që duhet ta shfrytëzojmë me vetëbesim dhe vendosmëri nga të gjithë. Interes shtetëror gjeopolitik dhe qëllimi ynë kryesor është anëtarësimi në BE, andaj është detyra jonë që të qëndrojmë në rrugën që tashmë po ecim me sukses", thotë Mariçiq.

Nga ana e Lajçakut u konfirmua se BE-ja ndihmon në përshpejtimin dhe arritjen e anëtarësimit dhe prandaj duhet të marrim një vendim më shpejt në favorin tonë dhe të mos lejojmë që të frikësohemi për të ardhmen tonë për shkak të faktorëve të brendshëm.

Theks i veçantë në takim është vënë në procesin e negociatave të Maqedonisë së Veriut dhe hapi i radhës që çon në përparim të ri dhe hyrje të plotë në negociatat e Klasterit, i cili, siç thotë Mariçiqi, do të imponojë edhe një temp të ri të reformave.

Në takimin i cili u zhvillua në kuadër të vizitës në Nju Jork, delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Kovaçevski me të dërguarin special të BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera në Ballkanin Perëndimor, Lajçaku ka biseduar edhe për planin për përshpejtimin e integrimit evropian të të gjithë rajonit dhe aktivitetet që pasojnë në atë plan, si dhe për tema të rëndësishme politike nga rajoni. qa/

 

QËNDRONI TË LIDHUR