• e martë, 24 dhjetor 2024

Mariçiq: Partneriteti me Lituaninë është edhe një hap më afër BE-së për Maqedoninë e Veriut

Mariçiq: Partneriteti me Lituaninë është edhe një hap më afër BE-së për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 24 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq është takuar me Eduardas Borisovas, ambasadorin e sapoemëruar të Lituanisë në Maqedoninë e Veriut me seli në Zagreb. 

Siç bën të ditur SÇE, bashkëpunimi dypalësh mes vendeve tona bazohet në miqësi, marrëdhënie të shkëlqyera partneriteti dhe mbështetje të madhe të Lituanisë për Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së, kanë theksuar Mariçiqi dhe Borisovas.

Të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se Lituania është një partner i rëndësishëm i Maqedonisë së Veriut dhe një aleate në NATO, me përkushtim dhe mbështetje të qartë për procesin tonë të integrimit evropian.

"Duke qenë se strategjia e Maqedonisë së Veriut për integrim evropian është në një kurs stabil, besojmë se mbështetja nga Lituania do të kontribuojë për integrim më të shpejtë, ku shkëmbimi i përvojës së Lituanisë është jashtëzakonisht i rëndësishëm për ne", tha Mariçiqi. 

Ambasadori Borisovas angazhohet për integrim të shpejtë të vendit tonë në BE, të bindur se vendi ynë është në Union i cili do t'i bëjë qytetarët e Maqedonisë së Veriut të ndihen të qëndrueshëm dhe të sigurt. qa/

QËNDRONI TË LIDHUR