• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mariçiq për vizitë në "Buçen Kozjak": Me inkuadrimin në BE, fondet për kompanitë tona do të rriten edhe më tej

Mariçiq për vizitë në

Shkup, 11 dhjetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiq sot ishte për vizitë në kompaninë "Buçen Kozjak".

"Investimi i tyre dhe përdorimi i masave të Qeverisë kundër krizës paraqet një zgjidhje të dobishme dhe efikase për kompaninë, që do të thotë mbështetje, siguri si për punëtorët ashtu edhe për punëdhënësit", tha Mariçiq, kumtoi SÇE.

"Buçen Kozjak" është një kompani që përdor mbështetjen financiare për kthimin e investimeve dhe që aplikoi për furnizim të subvencionuar me energji elektrike, masë kjo që është pjesë e një pakete masash antikrizë që i përgjigjet sfidave duke pasur parasysh rëndësinë e krizës ekonomike dhe energjitike", qëndron në kumtesë.

Në takimin me menaxhmentin e kompanisë, Mariçiq theksoi se shfrytëzimi maksimal i mundësive të zhvillimit të prodhimit është një strategji racionale. "Buçen Kozjak" është një kompani që e ndërton me sukses biznesin e saj dhe për ne më e rëndësishmja është që ata shfrytëzuan mundësitë që paraqesin përfitim për të gjithë qytetarët.

"Paratë evropiane që kjo kompani ka përdorur përmes programit IPARD, përmes Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Agjencisë për Promovimin e Investimeve dhe Promovimin e Eksportit janë një ndihmë e drejtpërdrejtë për zhvillimin dhe përparimin e ekonomisë sonë. Me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE, fondet për kompanitë tona do të rriten edhe më tej, gjë që në fund do të kontribuojë në rritjen e përshpejtuar të ekonomisë vendase dhe përmirësimin e gjendjes financiare të qytetarëve tanë", tha Mariçiq gjatë vizitës në "Buçen Kozjak". sa/

QËNDRONI TË LIDHUR