Mariçiq për festën e Faljes: Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet
- Respekti reciprok, mirëkuptimi dhe falja është e vetmja rrugë drejt bashkëpunimit, paqes dhe suksesit. Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet tona, ka thënë sot në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e festës së sotme të krishterë Dita e Faljes.
- Post By Sara Ademi
- 15:30, 26 shkurt, 2023

Shkup, 26 shkurt 2023 (MIA) - Respekti reciprok, mirëkuptimi dhe falja është e vetmja rrugë drejt bashkëpunimit, paqes dhe suksesit. Të falim, të kërkojmë falje dhe të mësojmë nga gabimet tona, ka thënë sot në profilin e tij në Fejsbuk, zëvendëskryeministri i obliguar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, me rastin e festës së sotme të krishterë Dita e Faljes.
Sipas Mariçiqit, festa e sotme duhet të jetë edhe bazë për tejkalimin e dallimeve dhe ndarjeve, për të ndërtuar bashkërisht një shoqëri në të cilën do të sundojnë demokracia, drejtësia dhe vlerat evropiane. sa/