• e martë, 26 nëntor 2024

Mariçiq: Ndërlidhja e rajonit përmes Procesit të Berlinit është bazë për krijimin e politikave të vërteta energjetike

Mariçiq: Ndërlidhja e rajonit përmes Procesit të Berlinit është bazë për krijimin e politikave të vërteta energjetike

Shkup, 10 qershor 2024 (MIA) - Dhjetëvjetori i Procesit të Berlinit duhet të na japë një nxitje që të investojmë më shumë përpjekje dhe për të punuar më mirë në vitet në vijim, deri në arritjen e qëllimit përfundimtar për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, veçanërisht në këtë moment gjeopolitik, porositi sonte zëvendëskryeministri i parë në qeverinë teknike përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në seancën hapëse të Forumit të 7-të të Energjisë të RMV-së MEF 2024.

Sesioni hyrës "Dekodimi i dekadës" iu dedikua rëndësisë së Procesit të Berlinit në aspektin e bashkëpunimit rajonal, krizës energjetike dhe kalimit drejt energjisë së rinovueshme.

Mariçiq e theksoi rëndësinë e ndërlidhjes së rajonit në bashkëpunim me Bashkimin Evropian dhe krijimin e politikave energjetike dhe zhvillimit të infrastrukturës me qëllim të zhvillimit të shtetit dhe rajonit.

Ai e theksoi rëndësinë e Planit të rritjes dhe masave të marra me Planin, ku një pjesë e madhe e reformave synojnë zgjidhjen e sfidave energjetike të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Siç informojnë nga Sekretariati i Qeverisë për Çështje Evropiane, Mariçiq ka theksuar se projektet infrastrukturore kanë të bëjnë me projektet energjetike dhe e ka theksuar rëndësinë e investimeve të nevojshme për institucionet në procesin e reformave.

"Ndihma gjatë krizës energjetike nga Bashkimi Evropian ishte e pazëvendësueshme. Bashkëpunimi i rajonit përmes procesit të Berlinit në zgjidhjen e sfidave energjetike që janë në fokus të rajonit dhe Evropës është kyç për stabilitetin dhe prosperitetin e vendit", tha Mariçiq.

Hapja zyrtare e MEF 2024 është nesër. Organizator është organizata joqeveritare ZIP Institute në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian. mb/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR