• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq në takimin me ministrat e BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Mariçiq në takimin me ministrat e BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore

Shkup, 5 qershor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane dhe kryenegociues me BE-në, Bojan Mariçiq sot në Beçiq, Mal të Zi, do të mbajë fjalim në takimin e ministrave të BE-së të vendeve pjesëmarrëse në procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), që është pjesë e ngjarjeve të nivelit të lartë me rastin e përfundimit të presidencës malazeze me nismën.

Temë e takimit, siç kumtuan nga SÇE, do të jetë "Procesi i integrimit evropian - perspektiva e zgjerimit të Bashkimit Evropian", si pikënisje e përbashkët për të gjitha prioritetet e presidencës së Malit të Zi me PBEJL të cilat krerët e delegacioneve të vendeve anëtare të nismës, sekretari i përgjithshëm të Këshillit, do të shqyrtojnë dhe japin pikëpamjet e tyre për bashkëpunimin rajonal dhe përfaqësues të Komisionit Evropian.

Në margjinat e takimit ministror, ​​zëvendëskryeministri Mariçiq do të ketë një takim dypalësh me kolegen e tij nga Shqipëria, Olta Xhaçka dhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.

Kryesimi malazez i Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore përfundon për më pak se një muaj dhe nga 1 korriku kryesimin do ta marrë Maqedonia e Veriut, që do të jetë kryesimi i tretë deri më tani si vend që është përfshirë në këtë iniciativë që nga formimi në qershor 1996.

Takimit të ministrave të BE-së do t'i paraprijë takimi i ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (PBEJL), në të cilin do të marrë pjesë edhe shefi i diplomacisë, Bujar Osmani.

QËNDRONI TË LIDHUR