• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Mariçiq në kuadër të karvanit "Ne jemi Evropë" për vizitë në Shtëpinë e Robevëve

Mariçiq në kuadër të karvanit

Shkup, 18 tetor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq sot në kuadër të karvanit "Ne jemi Evropë" në Ohër e vizitoi Shtëpinë e Robevëve.

"Qëllimi dhe detyra e jonë është të mbrohet trashëgimia kulturore maqeodnase, të sigurohet dituria nacionale dhe të ruhet identiteti maqedonas në kuadër të fmailjes evropiane. Respektimi i vlerave të ndryshme kulturore dhe tradicionale është një prej vlerave kyçe në Bashkimin Evropian", deklaroi Mariçiq, informojnë nga kabineti i tij.

Identiteti i integruar maqedonas, thekson Mariçiq, do të thotë identitet i cili promovohet dhe mbrohet në mënyrë të barabartë me të tjerët, identitet i cili është i gjallë, i cili zhvillohet dhe vazhdimisht prëforcohet mu përmes ruajtjes së pasurisë kultirore dhe natyrore. Identiteti i shtetit i cili kujdeset për rrënjët dhe historinë e vet, por edhe hapet drejt ideve dhe ndikimeve të reja është ai që fitopn respektin e të gjithë neve, por edhe të opinionit më të gjerë botëror.

Gjatë vizitës në shtëpinë e Robevëve, së bashku me Mariçiqin, morën pjesë edhe ambasadori i Republikës së Sllovenisë, Gregor Presker dhe drejtori i agjencisë prë promovim dhe mbështetje të turizmit, Ljupço Janevski së bashku me drejtoreshën e IN Enti për mbrojtjen e përmendoreve të kulturës dhe muzeve - Ohër, Irena Shajn. ab/

Foto: SÇE

QËNDRONI TË LIDHUR