Mariçiq, Kostadimovska-Stojçevska dhe Trençevska për vizitë në lokalitetin arkeologjik "Stobi"
- Zëvendëskryetari i Qeverisë teknike i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska - Stojçevska dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, do ta vizitojnë sot Lokalitetin arkeologjik "Stobi", ku vijojnë aktivitetet për realizimin e projektit "Punë konservatore-restauruese dhe përforcim konstruktiv i objektit Stacioni i vjetër hekurudhor dhe adaptimi i saj në qendër për vizitorë".
- Post By Melahat Baftija
- 07:58, 20 mars, 2024

Shkup, 20 mars 2024 (MIA) - Zëvendëskryetari i Qeverisë teknike i angazhuar për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, ministrja e Kulturës Bisera Kostadinovska - Stojçevska dhe zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Jovanka Trençevska, do ta vizitojnë sot Lokalitetin arkeologjik "Stobi", ku vijojnë aktivitetet për realizimin e projektit "Punë konservatore-restauruese dhe përforcim konstruktiv i objektit Stacioni i vjetër hekurudhor dhe adaptimi i saj në qendër për vizitorë".
Projekti, emri i plotë i të cilit është "Europos Platino Stobi - E kaluara evropiane, e ardhmja dhe vlerat kulturore" e kanë realizuar IN Lokaliteti arkeologjik - "Stobi" me donacion nga Komisioni Evropian përmes trupit për avancimin dhe zhvillimin e IPA për program mbarëkombëtar Greqi - Maqedoni, Republika e Greqisë. mb/