• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiq: Kemi bazë të mirë të gatishmërisë, e rëndësishme është ta mbajmë dinamikën e procesit të negociatave

Mariçiq: Kemi bazë të mirë të gatishmërisë, e rëndësishme është ta mbajmë dinamikën e procesit të negociatave
Shkup, 22 nëntor 2022 (MIA) - Maqedonia e Veriut ka një bazë të mirë dhe përgatitje të mirë, por tani duhet të tregojmë vazhdimësi në realizimin e kritereve të anëtarësimit në BE, deklaroi sot në Bruksel zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin e dytë të skriningut dypalësh për kapitullin 24 – "Drejtësia, Liria dhe Siguria". "Ky kapitull është bazë për zhvillimin demokratik të shoqërisë maqedonase, nga e cila do të varet dinamika e gjithë procesit negociator. Këto janë tema të gjera dhe komplekse që do të kërkojnë më shumë përpjekje dhe përkushtim më të madh për të respektuar legjislacionin dhe zbatimin evropian, në mënyrë që të jemi sa më shpejt pjesë e sistemit të sigurisë evropiane", theksoi Mariçiq. Ai informoi se sot janë bërë prezantimet për vizat e azilit dhe migrimet. Mariçiq përkujtoi se dje u diskutua për çështjet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe i gjithë sistemi i luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, ku u prezantuan arritjet tona, por u diskutua edhe për atë që do të vijojë dhe se kemi shumë punë për të bërë në të gjitha fushat. Në takimin e sotëm, ekipi negociator maqedonas prezanton harmonizimin e standardeve të BE-së dhe ndërmerren aktivitete në fushën e azilit, migracionit dhe politikës së vizave të BE-së. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR