• e diel, 22 dhjetor 2024

Mariçiq: Jemi në një fazë ku kemi nevojë për mbështetje për integrimet evropiane

Mariçiq: Jemi në një fazë ku kemi nevojë për mbështetje për integrimet evropiane

Shkup, 15 janar 2024 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, i ftuar në Studio 10 në TV 24, duke iu referuar integrimeve evropiane, tha se duhet të merren parasysh këshillat e ambasadorëve në vend, por edhe ambasadorët duhet t'i marrin parasysh rrethanat dhe qëndrimet tona.

"Ne duhet të mësohemi me faktin se gjatë procesit të integrimit evropian, çdo vend mund të dalë me vërejtjet e veta. Deri tani kemi bërë gjithçka që kemi mundur që nuk ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese. Ajo do të jetë në tryezë sepse është e shkruar në kushtet negociuese. Ndërkohë, Moldavia dhe Ukraina do të kalojnë skriningun dhe do të arrijnë në fazën në të cilën jemi ne", thotë Mariçiq.

Ai theksoi se "ne jemi në një fazë kur kemi nevojë për mbështetje për integrimin evropian".

"Është shumë e rëndësishme të marrim mbështetje. Ne jemi të vetëdijshëm për mangësitë. Të cilat jam i bindur se do t'i kapërcejmë, në fakt periudha në vijim do të fokusohet në tejkalimin e sfidave gjatë procesit të negociatave. Duhet të merret parasysh roli i secilit dhe pjesëmarrja e të gjithëve në problemet", theksoi Mariçiq.

Sado që të duam, thotë Mariçiq, nuk mund të kthehemi në rrugën e integrimeve evropiane, çështjet duhet të zgjidhen, ndërsa ato që nuk u zgjidhën në këto dy mandate, kryesisht nuk u zgjidhën për çështje objektive.

Mariçiq shtoi më tej se duke zgjidhur disa çështje shumë të mëdha si problemi me Greqinë, anëtarësimi në NATO dhe rruga jonë drejt BE-së, mund të vërehet se Maqedonia e Veriut është një shtet më demokratik se çdo tjetër në rajon. Më tej, zëvendëskryeministri Mariçiq premtoi për mandatin e ardhshëm luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimin në kohë të politikave dhe forcimin institucional.

Lidhur me gjuhën e urrejtjes ndaj kundërshtarëve politikë në rrjetet sociale, Mariçiq tha se tragjeditë duhet të na bashkojnë si shoqëri.

"Tragjeditë duhet të na bashkojnë si shoqëri. Ne nuk mund të politizojmë dhe partizojmë gjithçka në këtë shoqëri. Rrjetet tona sociale janë plot me mallkime dhe mesazhe urrejtjeje. Mendoj se në një moment të caktuar duhet të reagojmë institucionalisht sepse qëllimi i gjuhës së urrejtjes është dhuna, trazirat sociale apo shkatërrimi i dikujt. Nuk është normale të dehumanizosh kundërshtarët politikë dhe t'u urosh vdekjen", thotë Mariçiq. ls/

Foto: SÇE

 

QËNDRONI TË LIDHUR