• e hënë, 23 dhjetor 2024

Mariçiqi: Integrimi evropian është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

Mariçiqi: Integrimi evropian është zgjidhja e vetme për Maqedoninë e Veriut

Shkup, 16 nëntor 2023 (MIA) - Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiqi sot ka takuar përfaqësuesin e posaçëm të sapoemëruar  të Francës për Ballkanin Perëndimor, Rene Trokaz.

Zëvendëskryeminstri e ka njoftuar përfaqësuesin special Rene Trokaz në vizitën e tij të parë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, me situatën aktuale, procesin e skriningut, reformat, me qëllim afrimin e vendit drejt anëtarësimit të plotë në BE.

Ashtu siç informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane, bashkëbiseduesit ranë dakord se integrimi evropian është zgjidhja e vetme dhe optimale për vendin tonë.

  

"Me qëllim që të realizohet qëllimin ynë i përbashkët strategjik, anëtarësimi i plotë në Union, prania e Francës dhe zëri i Parisit janë jashtëzakonisht të rëndësishëm për Maqedoninë e Veriut, duke inkurajuar përshpejtimin e dinamikës së procesit negociues të shtetit, theksohet në komunikatën për shtyp nga SÇE-ja.

Ashtu siç theksohet në kumtesë, bashkëbiseduesit ranë dakord se Franca dhe Maqedoni e Veriut mbeten të përkushtuara për angazhim të përbashkët për realizimin e prespektivës evropiane të vendit tonë dhe ruajtjen e stabilitetit të Ballkanit Perëndimor dhe Evropës në tërësi.

Në takim ka marrë pjesë dhe ambasadori i Republikës së Francës, Siril Bomgartner dhe një përfaqsues nga Ministria e Punëve të Jashtme të Francës. rq/

Foto: SÇE

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR